Kosova 2 Dhjetor 2022, 14:18

Ekzekutoi gruan shtatzënë, Sokol Halili vret veten

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutoi gruan shtatzënë, Sokol Halili vret veten

Sokol Halili, burri që i mori jetën gruas së tij shtatzënë ka vrarë veten. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.

Me tre krisma të njëpasnjëshme, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç në oborrin e maternitetit të Prishtinës.

Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj i mori jetë pa mëshirë në orën 18:00. Ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.

Ngjarja e rëndë e ndodhur ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët të cilët u ngritën në protestë me pankarta ku shkruhej se vrasja e grave nga burrat në Kosovë ishte urgjencë kombëtare. Disa prej protestuesve kanë hedhur molotov pranë ndërtesës së kryeministrisë dhe për pasojë janë arrestuar nga policia.

Prishtine Vrasja e gruas shtatzënë

Kosova