Sport28 Shtator 2022, 16:30

Sokol Kushta shpërthen ndaj Edi Rejës: Delirant, prepotent, cinik dhe pa karakter, ky është trajneri që i duhet Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Sokol Kushta shpërthen ndaj Edi Rejës: Delirant, prepotent, cinik dhe

Sokol Kushta shpërthen ndaj Edi Rejës: Delirant, prepotent, cinik dhe pa karakter, ky është trajneri që i duhet Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi mbrëmjen e djeshme në shtëpi 1-1 me Islandën në Ligën e Kombeve, për duelin e fundit në këtë event. Me tre skuadra në grup, kuqezinjtë bënë një paraqitje zhgënjyese duke zënë vendin e fundit me dy pikë.

Reagimi i tifozëve pas ndeshjes dhe kërkesa për largimin e Rejës ka bërë që një ndër legjendat e futbollit, vlonjati Sokol Kushta të kërkojë shkarkimin e teknikut italian. Një teknik me grintë si Gatuzo kërkon ish-sulmuesi kuqezi në krye të ekipit.

Mbas shiut thonë del dielli…Do presim të shikojmë reagimin e presidencës si do veprojë me zgjedhjen e trajnerit te ri..Por ne duhet të heqim dorë nga këta trajner delirante ..prepotente. cinik..dhe intrigante..ky trainer që në asnjë ndeshje nuk mori përsipër një herë të vetme mbi shpatulla gabimin e tijë, por e delegojë mbi të tjerët mbi lojtarët ,mbi barin e fushës ,mbi arbitrin por asnjëherë mbi vete ..tregon mungesë të theksuar karakteri dhe në këtë moshë që është….dhe si i pacipë pret që të vendosi presidenti për kontratën e re.. Presidenca duhet te zgjedhi një njeri punëtor..me karakter..luftarak..te respektoj popullin dhe mentalitetin shqipëtar..psh. ka trainer si Gatuzo..qe kur vajti në Greqi pagojë me lekët e tij rrogat e lojtarëve . I mbështeti dhe i doli në krahëne çdo momente .një njeri me zemër dhe me emër të madhe..qe do punën..prandaj duhet t’a shikoj mirë ke trainer do zgjedhim,se elementi dhe talenti në këta djem nuk na mungon..qe sa me shpejt ata tifoza që i kethyhen kurrizin dje ,te rikethehen sa më shpejtë me lojtarët tanë..

Sport ish-futbollisti vlonjat Sokol Kushta