Aktualitet15 Mars 2022, 18:04

“Solidarizohemi me Ukrainën”/ Aktivisti njofton pezullimin e protestës: Paraqesim sot kërkesat, rikthehemi të sh

Shkruar nga Pamfleti
“Solidarizohemi me Ukrainën”/ Aktivisti njofton pezullimin e

"Solidarizohemi me Ukrainën"/ Aktivisti njofton pezullimin e protestës: Paraqesim sot kërkesat, rikthehemi të shtunën

Vetëm disa minuta më parë ka nisur në ambientet përballë kryeministrisë dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve.

Në fjalën e tij aktivisti Migen Qiraxhi ka shprehur solidarizimin e protestuesve për luftën në Ukrainë. Ndërkohë që shton se protestuesit duhet t’i japin kohë njëri-tjetrit, duke nënkuptuar këtu mbylljen e protestës ditën e sotme dhe njofton për marshim ditën e shtunë.

“Ne paraqitëm kërkesat kohë dhe do të japim kohë që të gjithë qytetarët të njihen për të marshuar sërish të shtunën”, tha Qiraxhi.

“Ne jemi të gjithë sodilarizuar me të gjithë ata qytetarë që po u shkatërrohet shteti i tyre. Ne jemi të gjithë të solidarizuar me Ukrainën, e cila po përballet ndaj represionit ushtarak. Ne jemi të gjithë qytetarë të arsimuar dhe të shkolluar që ta kuptojmë kur një vend ka luftë popujt solidarizohen. Ne kemi dalë për t’i mbyllur rrugën këtij kryeministri që i hapi rrugë abuzimet.

Ne nuk mundet të mbajmë peshën e abuzuesve dhe spekulantëve. Prandaj nuk ka asnjë dyshim në anë të kujt jemi, nuk ka asnjë dyshim që ne jemi në anën e demokracisë.

Ne duam që institucionet e këtij vendi të vihen në dispozicion të qytetarëve. Ne jemi këtu që kush shkel ligjin dhe abuzon të marrë dënimin e merituar. Nuk jemi këtu që kryeministri të kërkoj superbordet. Vendi ynë i ka ligjet, duhet që ato të veprojnë. Pa humbur kohë ne sot do të duam t’i japim kohë njëri-tjetrit. Edhe krijuesi dha ditë pushim. Ne paraqitëm kërkesat kohë dhe do të japim kohë që të gjithë qytetarët të njihen për të marshuar sërish të shtunën”, tha Qiraxhi.

Kujtojmë se qytetarët kanë paralajmëruar protesta çdo ditë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre. Ndërkohë që ditën e hënë protestuesit kërkuan heqjen e taksave, heqjen e akcizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik duke i lënë kryeministrit Edi Rama afat deri ditën e premte, në të kundërt ai duhet të japë dorëheqjen.

Protesta në ditën e shtatë, tjetër tubim para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

Aktualitet #aktivist Kerkese marshim Protestë rritje çmimesh