Aktualitet18 Nëntor 2022, 20:38

Sondazhi/ Shqiptarët u besojnë më shumë ndërkombëtarëve se institucioneve shtetërore

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.

Pas, ndërkombëtarëve janë liderët fetarë, të cilët kanë arritur të sigurojnë me shumë besim se institucionet shtetërore me 23%.

Në listën e institucioneve shtetërore më të besueshme është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 18.6%.

Edhe pse menaxhon buxhetin e gjithë shqiptarëve qeveria ka vetëm 18.5% të besimit të tyre.

Shqiptarët kanë shumë pak besim edhe tek ata që duhet të ishin avokati i tyre mbrojtës, opozita me vetëm 17.3%, media me 18.1% dhe Shoqëria Civile me 16.1%.

Ndërsa, Policia, e cila ka për detyrë të ruaj rendin dhe sigurinë ka vetëm 16.1% të besimit të qytetarëve.

Më poshtë renditet institucioni i Presidentit me 15.2%. Lista vijon në zbritje me pushtetin lokal që ka vetëm 14.5% të besimit.

Ndërsa SPAK edhe pse është trumbetuar shumë nga ndërkombëtarët është shumë më poshtë se këta të fundit për nivelin e besimit që shqiptarët kanë tek ky institucion me vetëm 14.2%.

Në tre vendet e fundit renditet Parlamenti me 7.4%, gjykatat me 7.4% dhe partitë politike me 6%. /Euronews


smile

Aktualitet Nderkombetaret Sondazhi