Sport 8 Janar 2023, 22:30

Sonte supersfida Milan Roma, nuk ka si të mungojë flamuri kuqezi në “San Siro”

Shkruar nga Pamfleti
Sonte supersfida Milan Roma, nuk ka si të mungojë flamuri kuqezi

Sonte supersfida Milan Roma, nuk ka si të mungojë flamuri kuqezi në “San Siro”

Supersfida mes Milanit dhe Romës mbyll siparin e javës së 17 në Serinë A italiane. Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve të Piolit, që kaluan në avantazh falë goli të shënuar nga Kalulu në minutën e 30.

Në shkallët e “San Siros” mbrëmjen e sotme nuk ka munguar edhe flamuri shqiptar. Në një moment të takimit, kamerat kanë fokusuar disa tifozë që valëvisnin flamurin kuqezi. Një moment me të vërtetë special dhe emocionues për mbarë tifozët shqiptarë.

Sport flamuri shqiptar Milan Roma