Kulture18 Janar 2023, 15:57

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho fiton çmimin 'Artistja e Vitit'

Shkruar nga Pamfleti

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho fiton çmimin 'Artistja e Vitit'

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, është shpallur “Artistja e Vitit”, një ndër çmimet më të rëndësishme ndërkombëtare për muzikën klasike.

Shqiptarja me famë ndërkombëtare është spikatur  mes shumë vokaleve të fuqishme, nga artistët më të mirë  të muzikës klasike, të shteteve të ndryshme.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.

“ARTISTJA E VITIT Ermonela Jaho, soprano Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, thuhet në njoftimin për sopranon shqiptare


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kulture