Aktualitet29 Korrik 2019, 13:53

“Soreca, një ambasadoruc që spërdridhet”, pedagogu del në mbrojtje të Teatrit, kundër ambasadorit

Shkruar nga Pamfleti
“Soreca, një ambasadoruc që spërdridhet”, pedagogu

"Soreca, një ambasadoruc që spërdridhet", pedagogu del në mbrojtje të Teatrit, kundër ambasadorit

Petagogu Ergys Mërtiri ka reaguar ashpër kundër ambasadorit të BE, Luigi Soreca në lidhje me deklaratën e tij për Teatrin Kombëtar.

I njohur si një mbështetës i TK, Mërtiri e ka cilësuar Sorecën si një “ambasadoruc” që i është shitur Ramës.

Mesditën e sotme Soreca e cilësoi çështjen e Teatrit si të politizuar dhe delikate, ndërsa theksoi se e rëndësishme është procesi i rregullt tenderues.

Me anë të një postimi, Ergys Mërtiri ka akuzuar ambasadorin se nuk po i jep zgjidhje situatës duke i përcaktuar deklaratat e tij të paqarta dhe të njëanshme.

Europa Nostra, nje institucion europian qe mbron trashegimine kulturore, eshte shprehur qarte dhe prere kunder shembjes se Teatrit, ndersa nje ambasadoruc si Soreca, mundohet te sperdridhet pas fjaleve, per te dhene nje pergjigje as mish e as peshk per kete ceshtje. Te gjitha pyetjeve per kete ceshtje ai iu pergjigj me te njejtat fjale: “Ceshtja eshte delikate, eshte e politizuar, dhe duhet pare me kujdes. E rendesishme eshte qe procedurat e tenderit te behen te drejta”, shkruan Mërtiri.

Reagimi

“Europa Nostra, nje institucion europian qe mbron trashegimine kulturore, eshte shprehur qarte dhe prere kunder shembjes se Teatrit, ndersa nje ambasadoruc si Soreca, mundohet te sperdridhet pas fjaleve, per te dhene nje pergjigje as mish e as peshk per kete ceshtje. Te gjitha pyetjeve per kete ceshtje ai iu pergjigj me te njejtat fjale: “Ceshtja eshte delikate, eshte e politizuar, dhe duhet pare me kujdes. E rendesishme eshte qe procedurat e tenderit te behen te drejta.”

Qe nuk keni turp z. Soreca, kete e kemi pare qe diten e pare qe erdhet ne Shqiperi dhe duket se per kete arsye ju kane zgjedhur aty, por, mos na shisni pallavra duke investuar ne aktivitete kulturore, duke bere sikur e doni kulturen shqiptare, nderkohe qe heshtni ndaj nje prej masakrave kulturore ne mes te Tiranes. Ju lutem, mos na shisni perralla, duke investuar koncerte ne Theth, kur pak kilometra me tej, nje HEC i cmendur po betonizon Valbonen.

Nese ceshtja do pare me kujdes, shiheni! Apo nuk keni aftesi te jeni te kujdesshem, per sa kohe veproni kaq trashe, sa c’jemi mesuar te te shohim ne cdo deklarate?

Çeshtja nuk eshte fare politike z. Soreca. Eshte, pike se pari, ceshtje kulturore dhe ceshtje e nje te drejte elementare per te mbrojtur trashegimine tone. Jeni ju qe po beni politike, dhe me e keqja, po beni politike te shemtuar. Jeni ju qe po sperdridheni duke mos iu pergjigjur drejt pyetjeve mbi teatrin, ne menyre qe qe helli juaj te mos digjet, ndersa mishi te piqet.

Pikerisht politika juaj e deshtuar, eshte nje prej duarve qe po e shkaterrojne kete vend. I keni hyre nje rruge qorre per te mbrojtur nje Kryeminister te zhytur ne lluce, me te inkriminuarin qe ka pasur ky vend ne keto 30 vjet, dhe tashme ju duhet ta mbroni deri ne fund, per te deshtuar edhe ju bashke me te, ndonese ai eshte gjithmone nje hap larg rrezimit. Keshtu, ju ve ju duhet tani te paguani kostot duke i thene te ezes te bardhe e derrit daje, duke ia mbajtur anen me siklet ne cdo skandal qe e shoqeron”, thekson ai.

Aktualitet Ergys Mërtiri Soreca teatri