Aktualitet 1 Qershor 2018, 11:52

Sot 1 Qershori, raporti i “Save the Children” tregon gjendjen skandaloze të fëmijëve në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Sot 1 Qershori, raporti i “Save the Children” tregon gjendjen

“Në Shqipëri ka ende fëmijë, të cilëve u “grabitet” fëmijëria”, ky ka qenë përfundimi i
raportit më të fundit të Save the Children. Në një listë prej 175 vendesh Shqipëria renditet në vendin e 77.
Sipas raportit Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë në rajon, ndërsa vihet në dukje se rreth 8.5% e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor.

Rreth 5.1 % e fëmijëve të moshave nga 5 deri në 17 vjeç kanë punuar, gjatë viteve 2012-2017. Në po të njëjtën periudhë 23 % e fëmijëve 0-4 vjeç janë kequshqyer .Në vendin tonë norma e vdekshmërisë foshnjore arrin 13.5 përqind, për 1000 lindje.Numri i vajzave të mitura të cilat martohen arrin 6.5 përqindëshin, ndërkohë që 21.8 përqind e tyre bëjnë një fëmijë , 1.4 përqind është norma vrasjes së fëmijëve nga 0-18 vjeç, për 100 mijë të tillë. Sipas renditjes globale prej 175 shteteve për 2018, Shqipëria renditet e 77-ta, e fundit në rajon; e parafundit në Europë. Ky është përfundimi i raportit më të fundit të Save the Children.

Situata është përmirësua në 95 nga 175 vende në raport, ndër to edhe për Shqipërinë, ndonëse e fundit e rajonit të Ballkanit, rreziku i një fundi të hershëm të fëmijërisë është ende i pranishëm .Në Ballkan, e para renditet Bosnja dhe Hercegovina, me kushtet më të mira për fëmijët, në vendin e 39-të të raportit, ndjekur më pas nga Serbia e 46-a, Mali i Zi i 53-ti dhe Maqedonia e 66-ta.

Sociale