Aktualitet 1 Prill 2019, 10:07

Sot 10 vjet në NATO, Atasheu Amerikan: Shqipëria jo vetëm përfitime, por edhe detyrime

Shkruar nga Pamfleti
Sot 10 vjet në NATO, Atasheu Amerikan: Shqipëria jo vetëm

Sot 10 vjet në NATO, Atasheu Amerikan: Shqipëria jo vetëm përfitime, por edhe detyrime

Sot bëhen 10 vjet që nga dita kur Shqipëria u anëtarësua me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut,
NATO, më 1 prill 2009. Për të festuar këtë përvjetor, Ambasada e Shteteve të Bashkuara organizoi një seri bisedash me të rinjtë në mbarë Shqipërinë.

“Aleanca e NATO-s është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ajo sjell përfitime për Shqipërinë si pjesë e Nenit 5 për mbrojtjen kolektive. Pra, nëse Shqipëria do të sulmohej nga ndonjë vend, e gjithë Aleanca e NATO-s do të vinte në mbrojtje të saj”, tha Atasheu amerikan i Mbrojtjes, Komandanti James Hilton.

Sipas tij, Shqipëria nuk merr vetëm përfitime, por ajo ajo ka dhe përgjegjësi për të qenë anëtare e NATO-s.

“Shqipëria i plotëson këto përgjegjësi më së shumti duke dërguar trupa në Afganistan, për të përforcuar më tej operacionin në Letoni dhe me dislokime të tjera të NATO-s nëpër botë”, theksoi gjithashtu Hilton.

Aktualitet 10-vjetori i anetaresimit ne nato ames Hilton