Kulture12 Mars 2019, 22:29

Sot 27 vite pa Martin Camajn, shkrimtarin dhe albanologun e shquar që la pas një “thesar”

Shkruar nga Pamfleti
Sot 27 vite pa Martin Camajn, shkrimtarin dhe albanologun e shquar që la

Sot 27 vite pa Martin Camajn, shkrimtarin dhe albanologun e shquar që la pas një "thesar"

Shkrimtari dhe albanologu i njohur shqiptar, Martin Camaj, i mungon popullit dhe letrave shqipe prej 27 vitesh. Sot shënohet përvjetori i 27-të i vdekjes së një prej emrave të rëndësishëm të gjuhës shqipe, që la gjurmë të në akademinë dhe letërsinë shqiptare.

Veprimtaria letrare  e Camajt në harkun 45-vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, por gjatë viteve të fundit u përqendrua më shumë te proza.

Kërkimet akademike të tij u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Martin Camaj lindi në Dushman të Dukagjinit, më 13 korrik 1927, në vendin e quajtur Telumë.

Në vitin 1935, vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Themeloi në Prekal shkollën, ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948.

Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd, ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955, duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës.

Më datën 16 korrik 1971, merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emërtuar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindur. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Letersi Martin Camaj pervjetori i vdekjes