Tomas Strakosha dhe Vedat Muriqi me shumë mundësi do e nisin nga minuta e parë ndeshjen kundër Parmës, takim për 1/8-tat e Kupës së Italisë. Gardiani kuqezi rikthehet në fushë pas dy ndeshjesh mungesë dhe tashmë ka shansin e mirë të dëshmojë se pse e meriton të jetë zgjedhja e parë në portë.
Një rast i mirë për të shënuar golin e parë për Lazion vjen dhe për sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqin. 26-vjeçari ndodhet nën presion të vazhdueshëm nga media pasi ende nuk ka “firmosur” golin e parë si bardhekaltër, edhe pse është aktivizuar në 13 ndeshje gjatë këtij sezoni.