alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Sot do ishte 150 vjetori i lindjes së ‘Homerit shqiptar’, Gjergj Fishta përdori 24 pseudonime për të shkruar brenda dhe jashtë Shqipërisë

23/10/2021, 12:15
ne Kulture, Letersi
A A

Gjergj Fishta (1871-1940)


Klerik, poet, shkrimtar, politikan.

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Që 6 vjeç e çuan në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880 vazhdoi studimet në Kolegjin Françeskan në Troshan, ku mbaroi dhe shkollën e mesme. Ai ishte nxënës i poetit arbëresh Leonardo De Martino. Më 1886 vazhdon studimet për filozofi dhe teologji në Bosnjë. Më 1893 u kthye në Shqipëri dhe më 1984 filloi punën si profesor i gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit.

Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atij viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës Françeskane në Shkodër.

Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Më tetor 1913 Fishta themeloi revistën “Hylli i dritës” dhe ishte drejtor i saj. Më 1916 botoi revistën “Posta e Shqypnisë”. Po më 1916-tën së bashku me Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Mati Logorecin etj. themeluan Komisinë Letrare në Shkodër.

Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës në Parlamentin Shqiptar. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të Parlamentit zgjidhet Nënkryetar. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Ai nxjerr botimin e plotë të veprës së madhe “Lahuta e Malcis” (1937).

Fishta ishte njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, e gjuhëve slave.

Veprimtaria e tij letrare, përveçse në libra u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, ku ai përdori 24 pseudonime.

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj.

Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

Fishta, si poet. Fishta quhet poet epik. “Lahuta e Malcis”, vepra e pakrahasueshme e tij i kushtoi 40 vjet punë. “Lahuta e Malcis” ka me 30 këngë, rreth 17.000 vargje dhe është quajtur nga shumë studiues “Iliada” shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, dhe asaj të Ballkanit. Heroika, mendimi filozofik, dramaciteti, përshkrimi, shkrirja e mitologjisë me realitetin, vargu, fjalori, rima, ritmi, figuracioni i fuqishëm, metafora, krahasimi, epiteti, etj., të gjithë këto elemente në këtë vepër kanë bërë që Fishtën ta quajnë, “Homer i Shqipërisë” e ta krahasojnë me Gëten e Danten.

Fishta si dramaturg.

Ai shkroi drama, melodrama dhe tragjedi. Dramaturgjia e Fishtës është në vargje. Tema e atdhedashurisë është në qendër të pjesës më të madhe të veprave si “Odisea” dhe “Kthimi i Uliksit në Itakë”, në dramat lirike: “Shqyptari i gjytetnuem”, “Shqyptarja e gjytetnueme”, “Jerina ose Mbretnesha e Lulevet”, tragjeditë “Juda e Makabe”, “Hajria”, tek “Baritë e Betlemit” e “Luigj Gonzaga”.

Proza e Fishtës përmban një material prej qindra faqesh. Shumë e pasur në lloje është edhe publiçistika, me kritikën, polemizmin, argumentin, e satirën. Vlera të rralla artistike, ka edhe eseistika e Fishtës, me esse për Gëten, reportazhin “Një udhëtim në Turkinë e re”, satira “Palokë Cuca”, (1912), e “Gomari i Babatasit” (1913).

Përkthimet e Fishtës vazhdojnë të na japin më tej figurën shumëdimensionale të këtij kollosi, nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksandër Manxonit, Metastazios, Kanconieret e Petrarkës, dhe Kënga V (fragment) e “Iliadës” se Homerit. Fishta përshtati në shqip edhe komedinë “I sëmuri për mend” dhe “Dredhitë e Patukut” të Molierit.

Vepra:

-Lexo edhe:

Gabriel Garsia Markez dhe e vërteta: Si e ushqeu gazetaria fantazinë e shkrimtarit

Analizë për vëllimin e ri me poezi të Preç Zogajt: Të kuptosh mes keqkuptimesh

Vjersha të përshpirtëshme (1906)

Anzat e Parnasit (1907)

Pika veset (1909)

Shqyptari i qjytetnuem (1912)

Mrizi i zanave (1913)

Juda Makabe (1920)

Gomari i Babatasit (1923)

Shna Nou i Padues (1927)

Luigj Gomzaga (1927)

Shqyptarja e gjytetnueme (1929)

Ifigjenia n’Aulide (1931)

Odisea (1931)

Lahuta e Malcis (1937).

Moisi Golei e Deli Cena (1940)

Jerina Mbretnesha e luleve (1940)

Tarallaqja e ballkanit (1940)

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Gabriel Garsia Markez dhe e vërteta: Si e ushqeu gazetaria fantazinë e shkrimtarit
Kulture

Gabriel Garsia Markez dhe e vërteta: Si e ushqeu gazetaria fantazinë e shkrimtarit

25/05/2022, 22:03
Analizë për vëllimin e ri me poezi të Preç Zogajt: Të kuptosh mes keqkuptimesh
Kulture

Analizë për vëllimin e ri me poezi të Preç Zogajt: Të kuptosh mes keqkuptimesh

25/05/2022, 11:00
Kulture

Akademia e Shkencave del kundër paktit për Butrintin: Projekti nuk u konsultua

24/05/2022, 19:00
Auron Tare
Kulture

Auron Tare rrëzon argumentet e Michael Granoff: E vërteta për Parkun e Butrintit

22/05/2022, 21:52
Kulture

Java amerikane në Tiranë, performon grupi rrok i Forcave Ajrore të SHBA

20/05/2022, 7:11
Kulture

Në moshën 90-vjeçare, Margarita Xhepa ngjitet në skenën e teatrit

17/05/2022, 22:48
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Rikthehet “El Clasico”/ Courtois: Duam të luajmë kundër Messit, është bukur kur përballesh me më të mirët

Rikthehet “El Clasico”/ Courtois: Duam të luajmë kundër Messit, është bukur kur përballesh me më të mirët

Banorët u ngritën në protestë, hiqen një ditë pasi u vendosën barrierat metalike te “Pushimi i shoferit” në Lushnjë

Lajmi i Dites

Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

27/05/2022, 11:11

Lajmet e fundit

Një flamur ukrainas valëvitete mbi shtëpitë e shkatërruara në Moschun, afër Kievit, maj 2022

Analiza e New York Times: Si do të përfundojë lufta në Ukrainë?

27/05/2022, 11:12
Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

Erdogani, xhevap Ramës: “Haram” të qoftë spitali në Fier; “Sulltani” tërheq 13 mjekët specialistë

27/05/2022, 11:11

Arrestohet 27-vjeçari holandez, kapet me kokainë në qendër të Tiranës

27/05/2022, 10:54
Saliu doli blof me gjyqin kundër DASH, është në pozitat e ish presidentit të Tunizisë Ben Ali

Saliu doli blof me gjyqin kundër DASH, është në pozitat e ish presidentit të Tunizisë Ben Ali

27/05/2022, 10:46
Ukraina ngre alarmin: Rusia ka vendosur 500 mina sovjetike në Detin e Zi

Ukraina ngre alarmin: Rusia ka vendosur 500 mina sovjetike në Detin e Zi

27/05/2022, 10:45

Telefonata me Putinin, paralajmëron Italia: Kriza e urisë do të ketë përmasa gjigante dhe pasoja të tmerrshme

27/05/2022, 10:36
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Aktualisht, Sali Berisha është në gjendje psikologjike e në pozita publike penale të njëjtë me ish-presidentin Ben Ali të Tunizisë në vitet 2011-2012, kur ky avokati francez i Saliut, nuk mundi ta shpëtonte dot nga gjykimi e dënimi me burgim të përjetshëm, edhe pse ai i dha 10 arka me flori. Ben Ali u fsheh e vdiq në Arabinë Saudite. Kjo mundësi shpëtimi nuk ekziston për Saliun jo se nuk ka flori, miliarda e pasuri, por sepse si “non grata” është nën mbikëqyrje të plotë “non stop”, për të mos iu shmangur përballjes me drejtësinë

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #shqiperia #tunizia #tirana #nongrata
  • Vitin e kaluar ishin 715 sipërfaqe për plazhe publike, por dhe 380 që janë lënë  këtë vit po zaptohen e mbushen me shezlonë dhe kioska, nga të “fortë” e familjarë të pushtetarëve

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #mirelakumbaro #qira #plazh
  • Kisinxheri e quan politikën e administratës së Klintonit në Ballkan si një kombinim i oportunizmit politik, paaftësisë dhe pamaturisë. Për Rambujenë thotë se nuk ishte një negociatë - siç pretendohet shpesh - por një ultimatum. Kisinxher merr anën e Serbisë okupuse dhe është një antishqiptar bazuar në deklaratat e tij për Kosovën. Pra plaku, diplomati 98 vjeçar vazhdon të flasin çartë edhe këto ditë lufte për liri në Ukrainë, të një lufte të paprovokuar, duke i dal në krah agresorit. 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #balkan #kosovo #tirana #shqiperia

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In