Aktualitet25 Tetor 2018, 12:51

Sot, kukullat e PS, votojnë ngritjen e kullave “Rama-Fusha” dhe monopolin e bixhozit “Olsi-Dako”

Shkruar nga Pamfleti
Sot, kukullat e PS, votojnë ngritjen e kullave “Rama-Fusha” dhe

Sot, kukullat e PS, votojnë ngritjen e kullave “Rama-Fusha” dhe monopolin e bixhozit “Olsi-Dako”

 ”Ligji Teatrit, shkon për “duartrokitje” në skenën e parlamentit, Shalsi-Beqja rrëzojnë dekretin

Ligjërisht, sipas skemës mafioze Rama-Fusha, sot banda e PS, mbyll edhe serinë e fundit, të telenovelës “Teatri”, mbasi Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, i drejtuar nga deputeti Shalsi, por i komanduar nga “shëmtira” politike-parlamentare, deputet-koncesionari Ilir Beqja, rrëzoi përfundimisht dekretin “Meta”, duke e nisur me urgjencë, drejt votës verbale në parlamentin e PS.

Pak minuta më parë, krejt formalisht brenda 6 minutave, Komisioni i Verpimtarive Prodhuese, sa për efekt protokollar e procedurial, ka votuar qorrazi, kundër Dekretit të Presidentit, pas fjalës së thënë nga Shalësi e Beqja, të cilët e konsideruan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave nga firma mafioze “Fusha”, si “zhvillim europian të qendrës së Tiranës”.

Pas votës në komision, po qorrazi, ”delet e kopesë” parlamentare të PS, do të votojnë për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke luajtur rolin që u ka catuar pronari real i kullave, kapobanda Edi Rama./Pamfleti

Kryesore kukullat e PS sot votojnë ngritjen e kullave “Rama-Fusha” dhe monopolin e bixhozit “Olsi-Dako”