Politike26 Janar 2023, 08:07

Sot Kuvend, seancë e posaçme në nder të viktimave të Holokausit

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ndërsa një orë parashikohet një seancë e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Fjalët përshëndetese në kujtim të kësaj ditë do të mbahen nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në orën 11:00 pritet që Kuvendi të miratojë procesverbalin e seancës plenare të datës 16.01.2023.

Pas seancës së posaçme do të vijojnë seanca plenare,  deputetja demokrate Ina Zhupa do të mbajë një interpelancë Ina Zhupa me ministren Elva Margariti.

Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të ketë mocion me debat me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Ditën e sotme pritet të miratohet edhe akti normativ për që parashikon shtimin e të ardhurave me 1.5 miliardë lekë, si dhe alokimi i fondit 7.8 miliardë për pakon e madhe.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore. ‪‎Muzeu Historik Kombëtar i ka kushtuar një kënd të veçantë popullit hebre dhe mbështetjes së shqiptarëve ndaj tyre. Ndërkohë që në Vlorë do të hapet një muze Hebraik, i cili do të projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Kuvend seancë e posaçme në nder të viktimave të Holokausit