Kulture 7 Shkurt 2023, 21:40

Sot nata e parë e Sanremo-s, i pranishëm në festival edhe presidenti Mattarella

Shkruar nga Pamfleti
Sot nata e parë e Sanremo-s, i pranishëm në festival edhe

Mbrëmjen e sotme mbahet nata e parë e edicionit të 73-të i Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë do të përformojnë 14 emra “big”. Për herë të parë, i ftuar është edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ndaj të cilit i është kushtuar edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.

Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella. Në skenën e” Ariston” Roberto Benigni nderoi themeluesit e Kushtetutës, mes tyre edhe babai i Mattarella.

“Ju dhe Kushtetuta keni pasur të njëjtin baba”, tha Benigni.

Kulture