Kosova25 Nëntor 2022, 09:22

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Sot në ora 16:00 përfundon afati shtesë që partittë politike të dorëzojnë kandidaturat për zgjedhjet e 18 dhjetorit në Veriun e Kosovë.

Lista Serbe që fiton të gjitha komunat veriore ka paralajmëruar bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.

Kryetarët serbë të Listës Serbe u dorëhoqën në valën e dorëheqjee të pjesëtarëve të komunitetit serb, duke e kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Pas dorëhejes ligjërisht pasojnë zgjdhjet e jashtëzakonshme.

Nga zyra e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i kanë thënë Pamfletit se  deri më tani, kanë aplikuar tri subjekte politike, ku vetëm njëra prej tyre ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve, ndërsa dy të tjera vetëm nga një kandidat.

“Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për katër komunat (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok); Iniciativa Qytetare Mitrovica vetëm për një komunë (Mitrovicë e Veriut); ashtu si edhe Partia Kosovskih Srba (Leposaviq)”, thuhet në përgjigje.

Kjo nënkupton që pjesëmarrja e subjekteve politikenë këto zgjedhje do të jetë e vogël.

Afati për regjistrim ishte të paraparë të përfundonte më 21 nëntor, pikërisht në ditën kur në Bruksel po takoheshin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ kërkuan që ky afat të shtyhet, duke u thirrur në “probleme teknike”.

Kjo në opinion është interpretuar si një mundësi për t’ia dhënë Listës Serbe.

Por partia e ldhur me Beogradin nuk ka dhënë ende shenja që do të marrë pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. /Pamfleti

Prishtine

Kosova

·

24 Nëntor 2022, 20:1220:12Kosova