Aktualitet19 Maj 2022, 14:27

SPAK arrestoi policin në Lezhë, Çuçi: Nuk do të ketë kompromis as me punonjësit e rendit

Shkruar nga Pamfleti
SPAK arrestoi policin në Lezhë, Çuçi: Nuk do të

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin e zhvilluar sot nga policia dhe SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Çuçi tha se nuk do të ketë asnjë kompromis me krimin e organizuar dhe me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën.

Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet

8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, tha ai.

Aktualitet Çuçi SPAK