Politike20 Dhjetor 2022, 11:57

SPAK dërgoi për gjykim Kokën dhe Bllakon, Kryemadhi: Pse Agaçi dhe Rama nuk janë pjesë e dosjes?

Shkruar nga Pamfleti
SPAK dërgoi për gjykim Kokën dhe Bllakon, Kryemadhi: Pse

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pasi SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit dhe ka dhe ka kërkuar gjykimin për 21 persona, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.

Kryemadhi ka kritikuar ashpër SPAK-un, me pretendimin se në dosje nuk janë përmendur ‘kokat e vërteta’ të inceneratorëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se si është e mundur që mund të akuzohen propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.

“Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë? Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?”, shprehet Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo ngre pyetje nëse do ngrihen akuza për Subashin, Agaçin dhe Ramën.

“SPAK apo “pak”? U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq. U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.

Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je. Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë? Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!”, ka shkruan Kryemadhi.

Politike Kryemadhi SPAK