Anti-Mafia30 Prill 2022, 10:06

SPAK godet në Gjykatën e Dibrës, nën hetim dy gjyqtarë dhe një polic

Shkruar nga Pamfleti
SPAK godet në Gjykatën e Dibrës, nën hetim dy gjyqtarë

Gjyqtarja Nertila Kape dhe gjyqtari Murat Lleshi

SPAK ka vënë nën hetim një efektiv policie dhe dy gjyqtarë në Dibër. Bukurosh Zagradi, efektiv i policisë së Dibrës është marrë fillimisht i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të ndikimit të paligjshëm.

Por ky punonjës policie ka qenë i kallëzuar në SPAK para rreth një viti. Në vitin 2021 “SPAK” ka regjistruar procedimin penal po për veprën penale të ndikimit të paligjshëm në ngarkim dhe gjatë hetimeve intensive dhe proaktive, me përgjime ambientale rezulton se shtetasi i mësipërm ka ndikuar në mënyrë korruptive në trupën gjykuese të përbërë nga 3 gjyqtarë.

Sipas akuzës, shtetasi Bukurosh Zagradi ka ndikuar te gjyqtarët dhe pikërisht te gjyqtari Murat Lleshi dhe gjyqtarja tjetër Nertila Kape, për të cilët aktualisht janë regjistruar procedime penale për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallzimit të krimit.

Bukurosh Zagradi, është vënë më herët nën akuzë edhe për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, pasi ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime trupore fqinjës së tij, shtetasen E.M, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Anti-Mafia #Dibër #SPAK #Hetime