Politike17 Tetor 2022, 15:38

"SPAK, i mpirë nga kërcënimet", Ngjela: Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë Ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin!

Shkruar nga Pamfleti
"SPAK, i mpirë nga kërcënimet", Ngjela: Shqipëria

Spartak Ngjela: Do ketë forcë ushtarake amerikane në Shqipëri nëse SPAK nuk vepron

Avokati Spartak Ngjela deklaron se Shqipërisë i duhet një gjykatë ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin. Sipas avokatit, SPAK është mpirë dhe është bërë i depërtueshëm nga presionet dhe kërcënimet.

Për mediet, avokati deklaron se “politika amerikane gaboi me SPAK”, pasi kërkoi të gjente një të ndershëm nga një bandë hajdutësh por nuk ia doli dot.

Gjykata Ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin, është domosdoshmëri”- thotë Ngjela, “sepse janë tendenca për korrupsion dhe frika ekzistojnë të dyja bashkë.”

Nëse realizohet një propozim i tillë, “SPAK del jashtë loje.”

“Duke u nisur nga konsiderata e ambasadores Kim, jemi përballë fenomeneve që kanë frikë nga kërcënime . Unë shoh që politika amerikane gaboi me SPAK. Kërkoi që nja bandë e madhe vjedhësish të gjejë të ndershëm. Bandë e madhe vjedhësish. SPAK po na rezulton që është i mpirë, dhe duhet të dinë se është dënim shumë i rëndë i tyre. Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin, është domosdoshmëri. Sepse janë tendenca për korrupsion dhe frika ekzistojnë të dyja bashkë.

Por problemi është se a do ta pranojnë ndërkombëtarët, nuk e di. Pra shenjat janë që ato duan ta bëjnë. Problemi qëndron që të bëhet ajo duhet shumicë në parlament, duhen 94 vota, por atje janë të korruptuarit dhe vota është e fshehtë. Unë di se ç’hoqën në Prishtinë, donin të gjenin votat. Problemi qëndron se edhe ne atje duhet të qëndrojmë, tani do ta bëjmë dot apo jo nuk e di. Nëse ky propozim bëhet, SPAK del jashtë loje. Nëse potenca ndërkombëtare kërkon të ndërtohet një gjykatë ndërkombëtare kundër korrupsionit në Shqipëri, bie SPAK”, u shpreh Spartak Ngjela.

Politike Ngjela