
SPAK ka “groposur” denoncimin për politikanin “Taulant” nga Elbasani
Provat janë, zinxhiri i përgjimit, bllokimit e asgjësimit të regjistrimeve dihet cilët zyrtarë të policisë e drejtësisë i kryen, ndërsa denoncimi që u bë nga Ardjan Çapja, rezultoi i saktë zyrtarisht. Nëse këtë provë krimi e ka “groposur” ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, ka detyrim ligjor ta fusë në proces hetimi drejtuesi aktual Altin Dumani, duke e nisur me marrjen në pyetje të politikanit Taulant, që është përgjuar për lidhje me bandat kriminale të Elbasanit
Ditën e premte, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme, dënimin me burgim të përjetshëm për Ardjan Çapjan, kreun e bandës famëkeqe të Elbasanit dhe pronar i hotelit bazë elektorale e PS, ku zhvillonte takimet kryeministri Edi Rama.
Më 21 nëntor 2022, gjatë një seance të këtij procesi gjyqësor, Ardjan Çapja deklaroi:
– Në përgjim për masakrën e 3 shkurtit 2016 në Elbasan, ka qenë politikani i lartë me emrin Taulant, por më pas avokati i ndjerë Ravik Gurra, zbuloi se me kërkesë të prokurorit e vendim të Gjykatës së Elbasanit, përgjimet për të u asgjësuan.
Politikani Taulant, më telefonoi e ofroi ndihmë, por unë nuk i kërkova asgjë. Më 22 mars 2019, avokati Rafik Gurra u vra në atentat.
Ky denoncim rezultoi i saktë, si për përgjimin e kryer ndaj politikanit me emrin Taulant dhe për asgjësimin e përgjimeve me vendim të Gjykatës Elbasan, pas kërkesës së bërë nga policia e prokuroria, që sipas numrit të telefonit 068 20 55 399, rezulton se është deputeti Taulant Balla.
Për Ardjan Çapjan, SPAK kërkoi burgim të përjetshëm, për vrasjen e babë e bir Nezir e Gentjan Beqiraj në Elbasan; ndërsa për denoncimin që ai bëri në sallën e gjyqit për politikanin Taulant Balla, nuk është bërë regjistrim çështjeje.
Fakti që denoncimi i Ardjan Çapjas, u vërtetua me shkresa e vendime drejtësie; dhe se për shkak të atyre përgjimeve është vrarë avokati Ravik Gurra që kishte fashikujt, detyron SPAK-un të sqarojë përse nuk merr nën hetim politikanin Taulant me nr. telefoni: 068 20 55 399.
Nëse SPAK bën sikur e ka harruar, po i kujtojmë se përgjimi i telefonit nr. 068 20 55 399, iu kërkua Prokurorisë së Elbasanit më 4 shkurt 2016 nga hetuesit Eduard Hasani e Edvin Ndreu; dhe po më 4 shkurt, prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të menjëhershëm të Taulantit.
Më 6 shkurt 2016 me shkresë nr. 1947, nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Edvin Ndreu, i është kërkuar krye-prokurorit së Elbasanit, që të ndërpritet përgjimi i shtetasit Taulant, mbasi sipas tij ishte bërë një lapsus, ndërsa gjykata, me kërkesë të prokurorit urdhëroi asgjësimin e lëndës së mbledhur nga përgjimi i telefonit nr. 068 20 55 399.
Provat janë, zinxhiri i përgjimit dhe veprën penale të bllokimit e asgjësimit të regjistrimeve për politikanin “Taulant”, dihet cilët zyrtarë të policisë e drejtësisë e kryen, ndërsa denoncimi që u bë nga Ardjan Çapja, rezultoi i saktë edhe zyrtarisht.
Nëse këtë provë krimi e ka “groposur” ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, ka detyrim ligjor ta fusë në proces hetimi drejtuesi aktual Altin Dumani, duke e nisur me marrjen në pyetje të politikanit Taulant, që është përgjuar për lidhjet me bandat mafioze të Elbasanit./Pamfleti