Politike29 Mars 2022, 13:13

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, PD: Ai është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Veliajt dhe Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, PD: Ai është vetëm

Partia Demokratike ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, i cili dyshohet se është i përfshirë me aferën e inceneratorit të Fierit.

Selia blu i ka bërë thirrje Ramës që mos të bllokojë kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

“Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.”, thuhet në reagimin e selisë blu.

Politike #Alqi Bllako #SPAK #PD