Politike29 Mars 2022, 14:10

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, reagon Erion Braçe

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos, reagon Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion Brace

Pasi SPAK kërkoi arrestimin e kolegut të tij socialist, deputeti Erion Braçe, nuk ka preferuar të komentojë çështjen e Alqi Bllakos lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Duke folur për mediat ai tha se kjo është një çështje e drejtësisë dhe ajo ti shkojë deri në fund hetimit.

Për Braçen komentet politike prishin hetimin.

“E keni fjalë për SPAK, është çështje e prokurorisë nga fillimi deri në fund dhe të merret drejtësia, ta hetojë dhe nxjerrë konkluzionet. Po ndërhymë ne me komentet prishim hetimin. Komentet do të jenë politike dhe nuk ja vlejnë.”, tha Braçe.

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi dyshohet si i përfshirë në aferën me koncesionin e inceneratorit të Fierit.

Gjatë procedurave të shpronësimit të tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit, Bllako në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi kanë falsifikuar dokumentet duke e cilësuar tokën arë si tokë truall për të rritur vlerën e dëmshpërblimit.

Politike #ErionBraçe #AlqiBllako #SPAK