Kronike 6 Tetor 2022, 16:07

SPAK kundër lirimit të Alqi Bllakos, paralajmëron ankimim në Apel

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kundër lirimit të Alqi Bllakos, paralajmëron ankimim në

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kundërshtuar lirimin nga qelia të ish-deputetit Alqi Bllako.

Gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për të, duke vendosur që ai të hetohet në “arrest shtëpie”. Por SPAK e ka kundërshtuar. Mësohet se prokurorët do të bëjnë ankimim në Apel, ku do të kërkojnë rikthimin e Bllkos në qeli.

Ish-deputeti u arrestua për aferën e inceneratorëve. Por gjykata sot e liroi, me argumentin se ia ka 3 fëmijë dhe duhet të kujdeset për familjen.

Kronike