alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

SPAK mega-operacion për arrestimin e “bosëve të krimit”, goditen 8 grupe kriminale në vend; 18 persona përfundojnë në pranga

19/05/2022, 13:44
ne Kronike, Kryesore, Tirana
A A

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një mega-peracion për shkatërrimin e grupeve më të mëdha kriminale në vend. Operacioni është zhvilluar në disa qytete të vendit, ku janë shpallur në kërkim dhe janë arrestuar disa persona të përfshirë në trafiqe, vrasje, grabitje dhe vepra të rënda kriminale.


-Lexo edhe:

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

Në kuadër dhe të dëshmisë që ka dhënë Nuredin Dumani dhe i penduari tjetër Henrik Hoxhaj, por dhe hetimeve proaktive, janë goditur 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Gjykata e Posaçme lëshoi 32 urdhër-arreste dhe në listë janë krerët e krimit në vend, më konkretisht: Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Suel Çela, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja, Fatos Goga, etj. Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal u shpall edhe avokati Alban Bengasi i cili dyshohet se ka manipuluar provat për dy vrasje. Në listë ishtin edhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdinit, i dënuar me 18 vite burg nga gjykata e Elbasani për vrasjen e Florian Lamçe në më 30 korrik 2020 dhe Henrik Hoxhajn i cili është arrestuar me armë pa leje në të njëjtën ditë me Nuredin Dumanin. Atyre ju komunikuan masat në qeli.

Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet .

Lidhur me operacionin pati dhe një konferencë shtypi nga Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe kreu i policisë, Gledis Nano. Sipas të dhënave zyrtare, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, u ekzekutuan 18 urdhër-arreste.

Në pranga përfunduan: Henrik Hoxha; Ardian Uzuni; Altin Ndoci; Skerdi Tasi; Leonard Palushi; Fatos Gosa; Erion Alibej; Gentajan Sharra; Florenc Cekrezi; Elvis Koci; Ilirjan Feci; Petrit Qoli; Agron Qoli; Agron Qafa; Artan Plaka; Besjan Xhixha.

Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se grupet bashkëpunonin me njëri tjetrin për vrasje e ngjarje të rënda kriminale.

“Hetimet e kryera për këto ngjarje kriminale kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve të strukturuara kriminale të cilët kanë shtrirje gjeografike kryesisht në qytetet e Tiranës. Durrësit dhe Elbasanit. Në Elbasan 4 grupe, në Durrës një grup dhe në Tiranë 3 grupe. Këta  grupe kriminale jane dedikuar në veprat penale në dem të jetes dhe shëndetit si edhe në drejtim te pasurisë. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale eshte dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale. Pjesëtare të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri- tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma te medha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtare. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të larte rrezikshmërie shoqërore”, tha kreu i SPAK.

Detaje nga operacioni dha më pas Gledis Nano. Ai tha se nga 32 urdhër-arreste u ekzekutuan 18 prej tyre. Nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në burgje pasi 9 prej tyre rezultojën ët arrestuar më herët. Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.

“Operacioni është në vijim dhe dua të garantoj qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të ndalojnë asnjë moment operacionet, deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale. Gjithashtu, shpreh vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me homologët tanë, me qëllim lokalizmin, kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë, të këtyre personave, që mund të strehohen jashtë vendit“, tha Nano.

Disa nga veprat penale ku janë përfshirë personat e arrestuar dhe emrat e tjerë në kërkim janë:  vrasje të kryera në bashkëpunim të veçantë, grup i strukturuar kriminal, vrasje të mbetura në tentativë, krijimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, vjedhje me dhunë dhe armë, vepra dhune, shkatërrim prone me lëndë plasëse, etj.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?
Kryesore

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

29/06/2022, 10:56
Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj
Anti-Mafia

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

29/06/2022, 10:42
Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg
Anti-Mafia

Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg

29/06/2022, 10:27
Aktualitet

Pastronte paratë e një mafiozi italian, vihet në hetim biznesmeni nga Durrësi

29/06/2022, 10:24
7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës
Editorial

7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës

29/06/2022, 10:09
Kronike

I vendosën tritol poshtë makinës, flet drejtoresha në Shkodër: Nuk kam konflikt me askënd

29/06/2022, 9:43
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Mbledhja në PD për presidentin, Bardhi kërkon “armëpushim” me foltoren: Kandidati duhet të jetë i të gjithëve

Nga Princi Leka, te Halim Kosova, grupi i PD del me 10 emra për postin e presidentit

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Biden takon Stoltenberg para samitit: NATO është gati në të gjitha drejtimet, në det dhe në ajër

Biden takon Stoltenberg para samitit: NATO është gati në të gjitha drejtimet, në det dhe në ajër

29/06/2022, 10:58
Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

29/06/2022, 10:56
Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

29/06/2022, 10:42

Reforma Territoriale, Komisioni i Posaçëm cakton ekspertët nga PD dhe PS

29/06/2022, 10:39
Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg

Albert Nushi, kryepolici shërbëtor i kriminelëve që u la në “Arrest Vile”; ja provat pse duhet çuar në burg

29/06/2022, 10:27

Pastronte paratë e një mafiozi italian, vihet në hetim biznesmeni nga Durrësi

29/06/2022, 10:24

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In