Aktualitet22 Korrik 2022, 09:35

“SPAK nuk heton Bana King”, Artan Hoxha tregon si u zhdukën arkat me banane në Portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
“SPAK nuk heton Bana King”, Artan Hoxha tregon si u zhdukën

Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për drogën e kapur në kontenierët e “Bana King” në dhjetor 2021, por edhe për ngjarjen e fundit në 17 korrik 2022, ku në kontenierin e kësaj kompanie u gjetën se mungojnë 60 arka.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për këtë çështje. Ai shtoi se SPAK nuk e heton këtë kompani dhe se çështja i është lënë prokurorisë së Durrësit.

Artan Hoxha: U konstatua në datën 16 korrik, që njëri nga kontenierët që ndodhej në sheshin e kontejnerëve, i vendosur në katin e dytë, kishte derën e prekur. Pra, plumbçet e hapura, kodet e sigurisë së hapura. Lindi dyshimi që mund të jetë prekur. Menjëherë nisi një hetim i shpejtë që konkludoi se kontenieri ishte i prekur. Ngarkesa kishte ardhur nga Ekuadori. Ka hyrë në portin e Durërsit në 8 korrik. Dëri në datën 16 e kishin lëvizur disa herë. Kompanitë e marrin mallin në bazë të një grafiku që koordinohet me portin.

Në sheshin e kontenierëve, zakonisht ato që vijnë nga Ekuador, rrinë në një vend që ka më shumë mbulim me kamera, por ky kontenier nuk u vendos në zonën e riskut. Dyshohet që në këtë kontenier janë bërë ndërhyrje. U kalua në skaner dhe rezultoi i prekur, i mungonin 60 arka. Zakonisht një kontenier, vjen me 24 deri në 25 ton banane. Nuk ka asnjë tregtar interes ta sjellë bosh, por e sjell në maksimum. Kur konstatohen vende bosh, diçka ka ndodhur.

Në rastin e dhjetorit po e njëjta kompani, mungonin 106 arka. 7 u gjetën brenda në magazinën e kompanisë, në secilën kishte nga 17kg kokainë, në total 119 kg kokainë. Pra kontenieri është prekur pa vajtur në skaner.

U bënë arrestime, ata që janë rreth e rrotull, niveli i rojeve të sigurisë, disa agjentë të portit, nja dy përfaqësues të kompanisë. Çështja u mundua të kalohej në qetësi. Të arrestuarit u nxorrën në gjykatë, pa thënë se për çfarë dyshohen. Këta janë arrestuar për kontrabandë bananesh? Nuk është thënë gjë për kokainën, thjesht që mungojnë…

Kemi të bëjmë me të njëjtën kompani, të njëjtën mënyrë, të njëjtën linjë dhe ndryshe nga rastet e tjera, kur kokaina ka qenë e vendosur në pjesën frigoriferike, ose në paretet anësorë, në trup… Në këto dy raste, që dyshohet të jetë sërish 1 ton.

Kjo ngjarje ka tërhequr shumë vëmendje sidomos te partnerët tanë. Nëse në radhën e parë, që e diskutuam dhe nuk u fol më, nuk u hetua edhe nga SPAK, cfarë ndodh? Me të parën nuk e heton SPAK por prokuroria e Durrësit.

Një tregtari tjetër që i janë gjetur në pjesën frigoriferike, ku mund të futësh edhe duart, janë në burg ata nga SPAK. Ky tjetri, që vetëm trefishoi buxhetin e reklamave në media… Edhe në stadium kur luajti kombëtarja doli brand-i i kompanisë….

Aktualitet #Bana King Bnana hoxha