Kronike24 Nëntor 2022, 17:58

SPAK operacion të gjerë antidrogë, zbulohet laborator kokaine në Fier; lëshohen disa urdhër-arreste

Shkruar nga Pamfleti
SPAK operacion të gjerë antidrogë, zbulohet laborator kokaine

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një laborator droge në Fier. Mësohet se të angazhuar janë SPAK, policia dhe partnerët.

Operacioni është në vijim, bëhet fjalë për rreth 15 persona të arrestuar.

Operacioni ka lidhje me nja sasi të madhe kokaine të kapur në Malin e Zi. Ditën e sotme policia malazeze dhe ajo shqiptare, me ndihmën e DEA zbuluan një rrjet të gjerë trafiku. Në Tivar u zbulua një sasi e madhe kokaine, cila transportohej në Fier ku dhe përpunohej, më pas shpërndahej në tregun Evropian.

Kronike #Kokine Fier