Dosja e zezë10 Maj 2022, 10:12

SPAK! Saliu e pranoi që 4 protestuesit më 21 janar u vranë se i thyen xhamat e zyrës; të paktën thirreni si dëshmitar

Shkruar nga Pamfleti
SPAK! Saliu e pranoi që 4 protestuesit më 21 janar u vranë se i

SPAK! Saliu e pranoi që 4 protestuesit më 21 janar u vranë se i thyen xhamat e zyrës; të paktën thirreni si dëshmitar

Akuzat e vendimit “non grata” janë indicie e detyrueshme për hetim nga SPAK/ Lidhur me 21 janarin, logjikisht e ligjërisht edhe kur gjendet 1 eshtër njeriu, apo 1 fishekë te oboorri i shtëpisë së dikujt, familja shoqërohet në polici e ndaj tyre fillon një hetim me dëshmitë e secilit. Ndërsa te oborri i kryeministrisë u vranë live 4 persona, por “i zoti i shtëpisë” ish-kryeministër nuk është marrë asnjëherë në pyetje, paçka se shpërbleu gardistët vrasës me nga 4-5 paga, zhduki armët dhe serverat e kamerave…

Prej disa ditësh, mediat dhe shumica e shoqërisë shqiptare, po kërkon sqarime nga kreu i SPAK, Arben Kraja, për dy qëndrime absurde ndaj krimeve të Sali Berishës, duke vazhduar paprekshmëinë ndaj tij si ish- drejtësia e vjetër.

Së pari, prej 1 viti, SPAK nuk ka nisur hetimet për vendimin “non grata”, që SHBA ka shpallur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, me akuza korrupsioni të nivelit të lartë dhe pengim të drejtësisë, për afera e akte kriminale ku është përfshirë ai e familjarë të tij.

Ka apo s’ka prova, SPAK e ka detyrim të fillojë hetimin, mbasi “ku ka zë s’është pa gjë”, por edhe për faktin, se kjo drejtësi e re “nuk ra nga qielli”, por është iniciativë e financim i Shtetit Amerikan, ndërsa SPAK është partner i tij për goditjen e krimit në nivelet e larta politike.

Jo vetëm që nuk ka nisur hetim, por SPAK nuk ka kërkuar nga KQZ dhe parlamenti, ç’mandatimin e Sali Berishës si deputet dhe marrjen e tij në pyetje qoftë dhe formale.

Duhet të hetojë, mbasi akuzat nuk janë Fletë-Rrufe në lagje e “FB” apo lloqe kafenesh e seancash parlamentare sa për show para shqiptarëve; por janë akuza të rënda penale, të artikuluara nga DASH mbi prova krimesh gjatë detyrave të Sali Berishës si ish-president e ish-kryeministër.

Sepse është qesharake psh., që 1 infermier, 1 mësues apo nëpunës hipoteke, prangoset brenda 1 ore pasi denoncohet nga emisionet investigative, ndërsa Sali Berisha prej 1 viti me dosje “non grata” për 4 akuza konkrete, nuk thirret as për t’u pyetur.

Së dyti, megjithëse SPAK ka mbi 2 vite aktivitet e me përbërje ata ish- prokuororë të Krimeve të Rënda që i kanë pasur në dorë bëmat e Saliut, nuk po e fillon rihetimin për krimin e rëndë shtetëror të 21 janarit, të vrarë te porta e kryeministrisë nga pushteti i tij.

Logjikisht e ligjërisht, edhe kur gjendet 1 eshtër njeriu, 1 kobure apo 1 fishek te oborri i shtëpisë së dikujt, krejt familja shoqërohet në polici e ndaj tyre fillon hetim me dëshmitë e secilit.

Te oborri i kryeministrisë u vranë ‘live’ 4 persona, ndërsa “i zoti i shtëpisë”, ish-kryeministri Sali Berisha si person përgjegjës, prej 11 vitesh nuk është marrë as në pyetje.

Prej 2 vitesh, as SPAK nuk e ka thirrur këtë “monstër” që  shpërbleu gardistët vrasës me nga 4-5 paga, që zhduki armët dhe serverat e kamerave brenda e jashtë kryeministrisë, që nxiti policinë të mos zbatonte urdhërin e prokurorisë për arrestimin e kreut të Gardës.

Së pari, SPAK duhet ta hetojë dhe të pyes Sali Berishën, për faktin se në këto 11 vite, ai ka servirur mbi 7 versione të kundërta për ngjarjen e 21 janarit, duke mashtruar e akuzuar edhe 4 viktimat.

Së dyti, SPAK duhej ta kishte nisur hetimin, pas deklaratës mediatike që Sali Berisha bëri ditën e shtunë, se 4 protestuesit u vranë, mbasi i kishin krisur me plumba xhamat e zyrës në kryeministri.

Realisht, viktimat ishin me duar në xhepa, por rëndësi ka fakti, që Sali Berisha e pranon vetë, se vrasjet janë bërë me dijeninë e tij dhe si kundër- përgjigje e tij.

Prandaj SPAK, duhet t’i kërkojë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla,  miratimin për marrjen të pandehur të deputetit “non grata” Sali Berisha, ose të paktën ta marrë vetë në pyetje si dëshmitar dhe si personi që ka dijeni e lidhje me atë ngjarje./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare #SPAK! #Saliu e pranoi që 4 protestuesit më 21 janar u vranë se i thyen xhamat e zyrës #të paktën thirreni si dëshmitar