Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është thirrur ditën e sotme në SPAK, për t’u marrë në pyetje për shkak të një afere me tenderat publikë.
Megjithëse ende nuk dihet nëse Rama ka dosje të hapur në prokurorinë e posaçme, apo është thirrur si person që ka dijeni për ndonjë ngjarje në fjalë, gazetarja Anila Hoxha ka pikasur një detaj interesant gjatë paraqitjes së ish-zyrtarit në këtë institucion.
Siç duket edhe nga fotot që janë shkrepur nga jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i nervozuar për marrjen në pyetje, Rama e ka humbur qetësinë. Ndërsa, nga xhepi i ka dalë një kartëmonedhë me prerje 200 lekëshe.
“Ish-kryetari i Bashkise se Dibres, ishte aq i emocionuar kur po hynte ne prokurori sa dhe 2 mije lekeshja qe kishte ne xhep deshi te dale nga astari,“-shkruan me tone sarkastike, Anila Hoxha.
Vlen të theksohet se, Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, duke zëvendësuar Shukri Xhelilin, i shkarkuar asokohe pas publikimit të video-skandalit ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.