Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 7 korrik seancën gjyqësore ndaj shtetasit iranian, Bijan Poolagrad.
Ish-banori i kampit të muxhahedinëve në Manzë akuzohet nga SPAK për “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “organizata terroriste”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”.
Pooladrag u arrestua në tetor 2020 pasi dyshohej se ishte një agjent iranian me mision për të vrojtuar grupin e MEK, një organizatë opozitare iraniane, e cila ka selinë aktualisht në Shqipëri pas evakuimit nga Iraku me ndërmjetësimin e autoriteteve amerikane.