alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

SPAK të hetojë Edison Memollën, kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, për 7 vite CEO i kompanisë së bosit të prostitucionit 

22/06/2022, 12:39
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
SPAK të hetojë Edison Memollën, kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, për 7 vite CEO i kompanisë së bosit të prostitucionit 

SPAK të hetojë Edison Memollën, kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, për 7 vite CEO i kompanisë së bosit të prostitucionit 

Po gjatë vitit 2012, me çfarë “punësh” është marrë në Itali?/ Për 8 vite, biznesin bosit të prostitucionit në Itali e ka komanduar Edison Memolla, deri para dy vitesh kur u largua nga Italia dhe u riktheu në Rrogozhinë, si një “yll i ri” i PS, gjoja si “ajka e ekselencës në emigracion, për t’i shërbyer rilindjes së Shqipërisë“

Qysh prej muajit mars 2022, SPAK ka në sirtar një kallëzim penal për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, me prova për blerje votash nëpërmjet shlyrjes së faturave të energjisë elektrike të banorëve, madje më 1 qershor 2022 u dënua 30 mijë lekë gjobë nga KQZ.


-Lexo edhe:

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; kërcënon me trazira e përplasje

Nga tregimi i forcës, te ndryshimi i strategjisë; çfarë pritet të sjellë Samiti i NATO-s në Madrid?

Mirëpo, Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithëshme dhe SPAK-u, duhet të hetojnë aktivitetin personal e bashkëpunues të kryebashkiakut Edison Memolla, gjatë 8 viteve qëndrim në Itali.

Madje sipas vetë- deklarimit, Edison Memolla rezulton se me “punë” në Peruxhia-Itali, ka qenë dhe gjatë periudhës korrik 2019- shtator 2020 kur paguhej si Zv/kryetar i Bashkisë Rrogozhinë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Në vitin 2012, por pa deklaruar muaj e datë, kryebashkiaku Memolla ka shkuar në Itali, ndërsa në vitin 2013, ka deklaruar punësimin si administrator i firmës ndërtimore “Memolla group S.r.l.” me adresë: Colle 20, Nocera Umbra-Peruxhia.

Kjo firmë me 11 punëtorë, figuron në emër të Agim Memolla nga Rrogozhina, i cili më regjistrat e drejtësisë italiane e shqiptare, rezulton i dënuar me burg si trafikant femrash e bos prostitucioni.

Ai vepronte me këtë skemë: mashtronte femra me fejesa fiktive e për gjoja punësim te firma e tij, dhe i çonte në Itali ku i detyronte me dhunë të ushtronin prostitucion.

Më  10 maj  2010, Agim Memolla në atë kohë 35 vjeç, u arrestua dhe u ekstradua në Shqipëri, mbasi pas denoncimit nga B. M., një prej femrave të trafikuara e shfrytëzuara prej tij në Itali, Gjykata e Kavajës e dënoi 12 burg, me Vendim Nr. 137, datë 24 dhjetor 2004.

Pas ekstradimit të tij, firmën “MEMOLLA GROUP SRL” ia la në administrim një shqiptari të dënuar edhe ai për trafiqe, ndërsa në vitin 2012, në Itali shkoi Edison Memolla, i cili ishte menaxher të firma “IMPRESA EDILE MEMOLLA AGIM Sh.p.k” në Rrogozhinë, ku administrator ishte ish- kryebashkiaku Haxhi Memolla, i ndarë nga jeta në muajin shkurt 2020.

Për 7 vite, firmën e bosit të prostitucionit në Itali e ka komanduar Edison Memolla, deri para 2 vitesh kur u largua pasi u pikas nga policia e u riktheu në Rrogozhinë, si “yll i ri” i PS, që gjoja erdhi si “ajka e ekselencës në emigracion, për t’i shërbyer rilindjes së Shqipërisë”.

Sa gjeti “strehë” te PS lokale, u emërua menjëherë Zv/kryetar Bashkie i Rrogozhinës, ende pa paraqitur as 2 diplomat universitare, për të cilat deklaron se i ka kryer në Elbasan para se të shkonte në Itali, ndërsa më 6 mars 2022 u zgjodh kryetar Bashkie.

Kompania “MEMOLLA GROUP SRL” në Peruxhia Itali edhe gjatë viteve 2012- 2020 në drejtimin e Edison Memollës, sipas policisë italiane, ka shërbyer dhe si qendër kamuflimi punësh të pista e “strehë”, personash problematikë e femrash që shfrytëzoheshin.

Saktësojmë, se mes miqve, bashkëpunëtorëve të afërt e “frekuentues” të kryebashkiakut Edison Memolla gjatë 1 viti punësh misterioze e 7 viteve “CEO” te firma në Itali, ishin dhe dy vëllezërit trafikantë Zamir e Arjan Xhihani, të dënuar burg.

Pas zgjedhjes së Edison Memollës Kryetar Bashkie i Rrogozhinës më 6 mars 2022, së bashku kanë ri-filluar bizneset e ri-ndërdimit, lejeve të ndërtimit të hoteleve, tenderët dhe qiratë e plazheve. Kaq për sot./Pamfleti

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; kërcënon me trazira e përplasje

28/06/2022, 21:17
Bota

Nga tregimi i forcës, te ndryshimi i strategjisë; çfarë pritet të sjellë Samiti i NATO-s në Madrid?

28/06/2022, 18:06
Aktualitet

Dosja e prokurorisë/ Neglizhenca e zv/drejtorëve të policisë solli vrasjen e Xhuvanit, Albert Nushi dhe kolegu i tij nuk ndërhynë

28/06/2022, 16:45
Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!
Kryesore

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18
Bota

Samiti i G7-ës/ Pesë vendimet kryesore që morën liderët botërorë në Gjermani

28/06/2022, 13:27
Editorial

Kur mesjeta kishtare serbe projekohet si një Vatikan i ri!

28/06/2022, 11:17
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Gjyqi i pazakontë! 240 fermerë të fshatit Kozare të Kuçovës dëshmojnë në SPAK

Jeta pas Putinit: Çfarë ndodh nëse Presidenti vdes?

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Protestë për pasurinë e fëmijëve dhe foltoristëve, Berisha del zbuluar për 7 korrikun; kërcënon me trazira e përplasje

28/06/2022, 21:17
Mundësi Zelimkhan Abakarov shpallet kampion, Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Mundësi Zelimkhan Abakarov shpallet kampion, Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

28/06/2022, 21:16

Ish-ndihmësja jep dëshminë tronditëse: Trump e dinte se mbështetësit e tij kishin armë gjatë mësymjes në Kapitol Hill

28/06/2022, 21:08
Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

28/06/2022, 21:05
Laçi në formë para Ligës së Konferencës, kurbinasit mposhtin me rezultatin e pastër skuadrën e Llapit

Laçi në formë para Ligës së Konferencës, kurbinasit mposhtin me rezultatin e pastër skuadrën e Llapit

28/06/2022, 20:53
A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

28/06/2022, 20:48

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In