Kush është Renan Berati dhe çfarë “roli’ luan në këtë lidhje?/ Lali Eri i grupit “Mjaft” dhe Andrea Miglioranzi i grupit mafioz “Ndragheta”, kanë firmosur pazarin që ky biznes plehrash të jetë për 84 vite në Tiranë, ndërkohë që 100% të pagesave i përlan vetëm bosi italian e nuk paguan asnjë taksë, paçka se bashkia është aksionare me 51%; hajdutëri që e firmos Mazniku dhe 3 drejtorë të lartë të Bashkisë, si pjesë drejtuese e kësaj kompanie mafioze Veroneze
Më 4 qershor 2020, SPAK heshti kur në Itali u prangos kryebashkiaku i Veronës, Flavio Tosi, paçka se në dosjen e tij hetimore, ishte dhe lidhja me kryebashkiakun Erjon Veliaj, në biznesin e plehrave të grupit “Ndragheta”; i cili maskohet pas PPP-së “ECO-Tirana”, që gjoja bën diferencimin e mbetjeve në zonën qendrore të Tiranës.
Por përsëri, prej drejtësisë italiane, është zbuluar se aktiviteti i pastrimit të parave me ndërtim kullash e pallatesh, në Tiranë dhe paprekshmëria e tyre ligjore, po bëhet nëpërmjet grupit mafioz “Ndragheta”, në pazare 20% me krye-bashkiakun Erjon Veliaj.
Sipas njoftimit zyrtar, SPAK ka nisur kontaktet me drejtësinë italiane, për të marrë informacione, lidhur me përfshirjen kryebashkiakut Erjon Veliaj, në këtë skemë pastrimi milionash të grupit “Ndragehta”, nëpërmjet biznesit të kullave.
Nuk është rastësi, që ashtu si me PPP-Plehrat e “ECO-Tirana”; edhe në kullat e grupit mafioz “Ndragheta”, del përsëri emri i kryebashkiakut Erjon Veliaj, si koka e pazareve që shkojnë deri tek kryeministri Rama e presidenti Ilir Meta.
Ndaj, përveç hetimit për 52 “qiellgërvish”-ësit e ngritur apo që janë në proces ndërtimi e të miratuar si leje në Tiranë; SPAK duhet të “gërvisht” edhe dosjen e PPP “Eco-Tirana”; dhe hetimi nuk duhet bërë, për t’i parë logon kësaj kompanie mafioze, por për të hetuar paligjshmërinë e kontratës.
Faktet që duhen hetuar:
– Kompania “ECO Tirana”, është krijuar më 14 shtator 2016, nga Erjon Veliaj me 51% ortakëri të Bashkisë Tiranë dhe 49% të shtetasit italian Andrea Miglioranzi, pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”.
– Kontrata është për vetëm diferencimin e mbetjeve të qendrës së Tiranës, pa përcaktuar çmimin bazë të saj e pa vulum pune, kur ligji e detyron që vlera e kontratës të paracaktohet.
– Kontrata e kësaj PPP-je është bërë me afat 84 vite, ose deri më 31 dhjetor 2100; kur në ligjin e koncesioneve, nuk ka afat 84 vite, por vetëm 30 vite e jo nga bashkia.
– Kontrata PPP është miratuar nga bashkia, kur ligjërisht PPP-të me afat mbi 4 vite e deri makimumi në 30 vite, miratohen vetëm nga qeveria me VKM dhe me ligj parlamenti.
– Kjo kontratë PPP, është mbi-vendosje fiktive me 5 konratat e tjera të pastrimit të Tiranës, me afat 1 vit e vlerë totale 22 milionë Euro; të cilat prej 5 vitesh u jepen pa garë, vetëm firmave të Çim Fushës e Sadri Abazit.
– Duhet të hetohet fakti, se qysh prej muajit tetor 2016 e deri më 31 dhjetor 2020, ortaku italian i firmës “ECO Tirana”, ka marrë nga bashkia afro 21 milione Euro, për ndarjen e mbetjeve vetëm në qendër të Tiranës; kur duhej të paguhej vetëm 10 milionë Euro, për 41% ortakëri.
– Duhet hetuar fakti, se ortaku i “Ndragheta”, nuk paguan asnjë taksë në bashki, tatime, mjedis e dogona; mbasi Lali Eri e ka klasifikuar qëllimisht, si “Shoqëri publike që për 20 vite, do ketë aktivitet esperimental për ndarjen e plehrave”.
– Duhet hetuar fakti, se në krye të kësaj firme, bashkë-administrator me ortakun e “Ndragheta”, janë zv/kryetari Mazniku, drejtori i Punëve Publike, Taulant Tusha dhe shefja e Financës të Bashksië, që ndoshta ‘rastësisht’ e ka mbiemrin “Halili”, siç e ka përfaqësuesi i tenderëve mjekësor e kullave “Ndragheta” në Tiranë.
SPAK duhet t’i jap një përgjigje shqiptarëve për punët dhe llogaritë e “ECO Tirana”; sepse kjo lidhje biznesi plehrash “Veliaj-Ndragheta”; sipas përgjimeve, rezulton se paska vazhduar dhe me biznesin e kullave në Tiranë./Pamfleti