Sport12 Mars 2022, 19:41

Spanja dukej toka e premtuar por Aventura nuk po shkon si duhet, skuadra e Myrto Uzunit pranë vijës së kuqe në La Liga

Shkruar nga Pamfleti
Spanja dukej toka e premtuar por Aventura nuk po shkon si duhet, skuadra e Myrto

Spanja dukej toka e premtuar por Aventura nuk po shkon si duhet, skuadra e Myrto Uzunit pranë vijës së kuqe në La Liga

Spanja dukej si toka e premtuar. Një nga 5 kampionatet më të forta në botë, një ëndërr e bërë realitet për Myrto Uzunin. Në fakt, kjo aventurë e re në La Liga nuk po shkon si duhet për sulmuesin kuqezi dhe për ekipin e tij, Granada.

As ndryshimi i trajnerit nuk ka dhënë asnjë efekt, teksa pësuan humbjen e radhës, këtë herë në shtëpi përballë Elçes. Uzini zbriit në fushë si titullar, por u zëvendësua në minutën e 61 pa lënë shumë gjurmë.

Pas javës së 28, Granada renditet në vendin e 17, një pikë larg zonës së kuqe, një pikë larg rënies nga kategoria.

Sport Granada Myrto Uzuni sulmuesi shqiptar