Sport27 Shtator 2022, 23:12

Spanja mposht Portugalinë dhe i merr vendin e parë, Serbia leksion Halandit me shokë

Shkruar nga Pamfleti
Spanja mposht Portugalinë dhe i merr vendin e parë, Serbia leksion

Spanja mposht Portugalinë dhe i merr vendin e parë, Serbia leksion Halandit me shokë

Liga e Kombeve luajti përballjet e fundit në grupe, ku u mësuan edhe kryesueset e grupeve përkatëse.

Përballja më interesante ishte ajo mes Portugalisë dhe Spanjës në Grupin 2 të Ligës A, që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të iberikëve falë golit të Moratës, i cili i dha vendin e parë spanjollëve. Gjithashtu interes pati edhe dueli Zvicër-Çeki që përfundoi me rezultatin 2-1.

Në duelet e tjera Greqia, Serbia dhe Irlanda arritën të merrnin 3 pikë të rëndërsishme, teksa Suedi-Slloveni dhe Ukrainë-Skoci u mbyllën në barazim.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Kosovë – Qipro 5-1

Portugali – Spanjë 0-1

Zvicër – Çeki 2-1

Irlandë – Armeni 3-2

Norvegji – Serbi 0-2

Suedi – Slloveni 1-1

Ukrainë – Skoci 0-0

Greqi – Irlanda e Veriut 3-1

Sport Liga e Kombeve Portugalia Serbia Spanja