Sport 7 Dhjetor 2022, 17:40

Spanjës “nuk i ndahet shpirti” nga Katari, zbulohet arsyeja që ka ngjallur debate

Shkruar nga Pamfleti
Spanjës “nuk i ndahet shpirti” nga Katari, zbulohet arsyeja

Spanjës “nuk i ndahet shpirti” nga Katari, zbulohet arsyeja që ka ngjallur debate

Eliminimi i Spanjës nga Kupa e Botës, përtej aspektit sportiv, ka lënë një zhgënjim të madh te tifozët për shkak të një marrëveshjeje sekrete që ata kanë pasur me Federatën.

Në fluturimin nga Doha drejt Madridit, ishin të pranishëm vetëm 14 prej tyre, pasi pjesa tjetër kishin arritur një marrëveshje që në rast të mungesës së kualifikimit në fazat finale, mund të shfrytëzonin për disa ditë diellin e Lindjes së Mesme dhe pushimet deri në rinisjen e kampionatit.

Drejt Spanjës kanë udhëtuar Balde, Laporte, Gavi, Buskets, Pau Torres, Ferran Torres, Dani Olmo, Unai Simon, Zheremi Pino, Pedri, Ansu Fati, Niko Uilliams dhe David Raja, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në Doha për të kaluar edhe disa ditë pushimi.

Sport Kupa e Botës Spanja