Aktualitet19 Gusht 2019, 19:58

Spanjolli që sulmoi Kokëdhima një nga manjatët e shtetit iberik, Eugenio Galdon aksioner i Vodafone dhe drejtues në media t

Shkruar nga Pamfleti
Spanjolli që sulmoi Kokëdhima një nga manjatët e shtetit

Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mihal Kokëdhimën. Galdon së bashku me familjen e tij zgjodhi që këtë verë ta kalonte në Shqipëri, ku dhe u përball me një skenar të frikshëm filmi që u pa nga të gjithë pas publikimit të videos, ku pronari i restorant ‘Panormës’ shihej i hipur mbi kofanon e furgonit të spanjollëve.

Por kush është dhe çfarë të shkuare ka Eugenio Galdon?

Ai është një nga njerëzit më të pasur në Spanjë. Një nga aksionerët kryesorë të degës së Vodafone në Spanjë. Ai është ekonomist me profesion dhe studimet i ka kryer në Madrid. Vodadone ose siç njihet ndryshe “ONO” ka një vlerë të kuotuar rreth 8 miliardë euro dhe një xhiro vjetore nga 1.5 deri në 2 miliardë euro dhe ka të punësuar mbi 4000 punëtorë. Gjithashtu Gadon ka qenë drejtues edhe i disa grupeve mediatike në Spanjë duke nisur me Cadena Ser, Cope, e të tjera. Pasuria e tij e kuotuar shumë lart shpjegon dhe informacionin paraprak që doli pas ngjarjes se grupi i spanjollëve kishte ardhur me jaht në gjirin e Porto Palermos. /Pamfleti

Aktualitet