
Spartak Braho: Berishës i duhen viktima, ta ndez në tym e flakë Shqipërinë si në '97
Në këtë intervistë të dhënë për Xhevdet Shehun, radhës me deputetin Spartak Braho jemi përqendruar në disa fakte që komprometojnë liderin de fakto të opozitës Sali Berisha. Ai ka ndërruar disa herë emrin dhe datëlindjen. Pse e ka bërë këtë? Deputeti Braho,nisur dhe nga skenarët aktualë të opozitës për të përsëritur vitin 1997 sipas frymëzimit të Berishës, shtron pyetjen se: Cili je ti, Sali Berisha?
– Zoti Braho, në intervistat e fundit që kemi bërë bashkë në DITA keni analizuar situatën aktuale politike në vend. Në ditën e protestës së parë të opozitës, deklaruat se Berishës i duheshin disa të vrarë, për të përsëritur skenarin e 2 prillit 1991 në Shkodër dhe ato të viteve 1997-98. Vazhdoni t’i qëndroni këtij mendimi?
– Pa dyshim që i qëndroj. Madje tani më është përforcuar kjo bindje, pasi kam parë dhe aktet e mëpasme banditeske të kësaj opozite, protestat, djegien e mandateve dhe deri te qëndrimet para ndërkombëtarëve që erdhën të vinin rregull. Në mendjet e kësaj opozite është ideja e fiksuare Sali Berishës për të përsëritur 1997-n, pra për t’ia vënë edhe njëherë zjarrin Shqipërisë. Prandaj dhe ritheksoj se skenari i përgjakjes është jo vetëm në mendjen e Berishës, por edhe të krejt opozitës. Tashmë ky skenar është i shpallur botërisht.
– Nuk keni ndonjë lëkundje në bindjen tuaj kur e sulmoni kaq ashpër Berishën? Mos ka ndonjë tendencë, pasi shef i opozitës është Basha dhe jo Berisha?-Ju besoni se do t’ia arrijë këtij synimi?– E ke gabim, miku im. Akoma dyshoni apo besoni se Basha është shef opozite? Apo jeni naiv, gjë që unë nujk e besoj. Jo. Ai që bën ligjin në këtë farë opozite është vetëm një: Sali Berisha. Asaj që kam deklaruar para dy javësh, nuk i heq asnjë presje. Skenari ogurzi i Sali Berishës është vetëm një: Ta ndezë edhe njëherë tym e flakë Shqipërinë si në 97-n.
– Jo. Nuk besoj. Edhe ata më të vërbërit kamikazë brenda asaj opozite besoj se e kanë kuptuar që ky është skenari i Berishës dhe nuk besoj se do të vetësakrifikohen për një njeri të falimentuar.