Aktualitet11 Nëntor 2022, 13:47

Spartak Ngjela: Berisha ka një sëmundje të prapambetur, nuk merret qeveria me armë

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Berisha ka një sëmundje të prapambetur, nuk

Spartak Ngjela

Avokati Spatak Ngjela thotë se nuk ka pritshmëri për protestën e nesërme të opozitës, që do të zhvillohet para sheshit të Kryeministrisë.

Ngjela thotë se kryefoltoristi Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk kanë mjaftueshëm vota për të mundur kryeministrin Edi Rama.

 “Këta nuk e kuptojnë që nuk kanë vota. Në vend që të vrasin mendjen sesi opozita të riformohet dhe të çojë në krizë politike gjendjen, nuk e kuptojnë. Ku ka protestë kombëtare? Është në sheshin para Kryeministrisë.

Unë ju thashë, që të ketë një lëvizje shoqërore të madhe në funksion të gjendjes ekonomike, duhet ta ndjejnë njerëzit, jo Saliu. E kuptoni që këta nuk ka një doktrinë, këta janë personat që kanë sjellë Shqipërinë këtu, 92′-96′ kanë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina’, theksoi ai.

Ngjela thotë gjithashtu se protesta e nesërme nuk do të trembë qeverinë dhe se nuk mund të përdoret dhunë apo armë, në një vend që është pjesë e NATO-s.

 “Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë por shqiptarët nuk janë ngritur. Ky është naiviteti histerik i politikës shqiptare. Pse nuk ngrihen shqiptarët? Fakti që nuk ngrihen ti çfarë kërkon?  Vetëm partitë komuniste janë ngritur për çmimet, duhet të ngrihet populli. Nuk e kupton dot Saliu, ka sëmundje të prapambetur. Nuk çohen shqiptarët zonjë, do çohen anëtarët e partisë. Protesta e nesërme nuk do të trembë qeverinë. Në  një vend të NATO-s nuk  bën dot kryengritje. Nuk mund të përdoren armë. Këta nuk kuptojnë që nuk kanë vota. Nuk është protestë kombëtare. Këta nuk kanë një doktrinë”, u shpreh ai në një intervistë për mediat.

Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar nesër një protestë  në orën 16:00, në sheshin para Kryeministrisë.

Berisha paralajmëron kaos dhe kërcënon Policinë: Protesta do zgjasë sa të na teket, mjerë kush na prek

Kryesore Berisha Meta spartak Ngjela