Aktualitet 2 Prill 2018, 13:28

Spartak Ngjela godet rëndë Ramën: Taksimi korrupsionin i përbindshëm, hapi rrugën kryeministrit të pranuar nga Perëndimi

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela godet rëndë Ramën: Taksimi korrupsionin i

Spartak Ngjela zbulon pse u shkarkua Besim Hadarmataj. Çfarë po kurdiset në Gjermani?

Terminalet e pagesës në një rrugë ka të drejtë t’i vendosë vetëm konçesionari që e ka ndërtuar rrugën ose autostradën me paratë e tij. Sepse ky do të nxjerrë paratë e investimit.  Kurse, kur rruga është ndërtuar me paratë e popullit, nuk ka pagesë. Ky është ligji amerikan, sepse ky është koncepti i tregut të lirë dhe të drejtë.

Shkruan Spartak Ngjela

Prandaj; Rrugën e Kombit e ka ndërtuar populli me taksat e tij, dhe fitimet i merr konçesionari duke rropatur popullin që e ka paguar vetë rrugën ... Dhe, sigurisht, rrjedhimisht , këtu fiton edhe korrupsion i shqiptar.

E shikoni se ku jemi?
Zbato ligjin Rama ose ikë… Se vepra penale që po kryen është shumë e rëndë.

l.
E gjithë kjo shkelje e madhe e parimeve të tregut dhe korrektesës së shtetit vjen si pasojë e faktit që ky kryeministër, i bllokuar nga financimi perëndimor, nuk ka para për shtetin.

Por, në një rast të tillë, nuk dërrmohet dinjiteti i popullit për pushtetin e Ramës, por ikën Rama që kryeministri i pranuar nga Perëndimi të fillojë financimin normal të zhvillimit shqiptar.
Masat restriktive të fiskut, i kanë bërë vetëm tiranitë mesjetare.

Por më i rëndë është fakti se historia antishtet në Shqipëri po përsëritet me ngjashmëri të plotë.

ll.
Koncepti që korrupsionin kryeministror Rama ka për taksimin e Rrugës së Kombit, është përsëritje e pushtetit individual si kult kriminal i Enver Hoxhës.
Njëlloj si Enver Hoxha, që , embargon që i kishin vënë të gjitha vendet europiane si të inkriminuar kundër popullit të tij, ia kaloi të gjithë vuajtjes së shqiptarëve në rropatjen e tyre kooperativiste. Dhe gjithçka për të siguruar paratë që të vazhdonte pushtetin e tij kriminal.

Për të gjitha këto; Rama duhet të japë dorëheqjen se ka fyer shqiptarët me metoda enveriste të mbajtjes së pushtetit personal.

Rropatja banditeske kooperativiste kundrejt shqiptarëve ka marrë fund. Dhe Rama, nëse nuk e kupton, duhet ta dijë se, akti i taksimit që po ndërmerr, është vepër penale shumë e rëndë, sepse, edhe nëse grabit popullin me taksa antiligjore dhe antikushtetuese, përsëri për të mbajtur pushtetin, je në korrupsionin më të përbindshëm.

Aktualitet hapi rrugën kryeministrit të pranuar nga Perëndimi Spartak Ngjela godet rëndë Ramën: Taksimi korrupsionin i përbindshëm