Politike26 Tetor 2022, 07:29

Spartak Ngjela: Kujt nuk iu hapën dosjet e Sigurimit, u bënë ministra

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Kujt nuk iu hapën dosjet e Sigurimit, u bënë

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se ligjin e dosjeve para pak ditësh në Kuvend nuk e votuan ata që kishin frikë.

Ndër të tjera, avokati theksoi se kur ligji nuk funksionon bëhet shkak për diktaturë.

“I kap ligji i dosjeve. Pse nuk ishin në sallë. Ligjin duhet ta kishin bërë ata kur ishin në pushtet. Ligji nëse nuk është i tëri në objekt nuk vlen.

Erdhi ligji i dosjeve, ca i hapën ca si hapën. Ato që nuk u hapën u bën ministra. Presidenti që i kishte në dorë pse i la?  Këta nuk dinë të korrigjojnë gabimin e tyre. Kur ligji nuk funksiono bëhet shkak për diktaturë”, tha Ngjela.

Më 20 tetor, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 94 vota pro dhe 1 abstenim disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.

Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit, pasi doli një dosje ku pretendohej se një person me iniciale I.M, që dyshohet se është ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Politike Ligjet për ish Sigurimsit Ngjela