Aktualitet22 Qershor 2022, 14:47

Spartak Ngjela: Maqedonia e Veriut do shpërbëhet, kjo do të favorizojë Shqipërinë drejt BE-së!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Maqedonia e Veriut do shpërbëhet, kjo do të

Teksa nesër pritet të jepet vendimi i BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave, avokati Spartak Ngjela ka analizuar situatën ku ndodhen këtë dy vende për shkak të vetos bullgare.

Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë teksa u shpreh se Maqedonia e Veriut do të shpërbëhet si shtet dhe nga kjo do të përfitojë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE.

“Ne e kemi në favor sepse është veto bullgare jo për ne, por për RMV. Rama nuk pati do mundësi politike të shkëpuste RMV nga Shqipëria. Pse do jenë bashkë?! Ky është nonsens deri në këtë pikë, por fakti që ata vazhdojnë kjo është në favor. Mendoj se RMV është drejt shpërbërjes… sepse nuk fiton dot Shqipëria.

Koha pastaj varet kur do ta vendosë SHBA. Një pjesë do u shkojë bullgarëve, siç është menduar një opsion.

…Bullgaria është në suazën e Uashingtonit, por Uashingtoni është më Shqipërinë, atëherë do ndahet Maqedonia, dhe e kemi në favor.

Do kemi dhe krizë greke për Epirin e jugut tonë, që thonë ata atje…”, tha Ngjela në një intervistë për mediat.

Kryesore integrimi ne be Ngjela RMV Shqipëria