Aktualitet24 Qershor 2022, 21:25

Spartak Ngjela: Maqedonia rrezikon të shpërbëhet, po favorizohet bashkimi kombëtar i shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Maqedonia rrezikon të shpërbëhet, po favorizohet

Avokati Spartak Ngjela thotë se Maqedonia e Veriut mund të shkojë drejt shpërbërjes nëse lëshon pe drejt kushteve të reja të Bullgarisë për pranimin e etnisë konstituente bullgare.

Nëse kjo ndodh, sipas Ngjelës, do të shkonte në favor të bashkimit kombëtar të Shqipërisë.

Po sjell heqjen e vetos bullgare dhe pse shqiptarët e kishin në favor për etninë konstituente. Shkëputen shqiptarët andej nëse ti nuk hyn në Europë. Ka marrë fund. Problemi është me pikëpyetje pse duhet të njësohet Shqipëria me Maqedoninë e Veriut, e të dyja bashkë do hapen negociatat ose asnjëra. Ka një gjë, o do shpërbëhet Maqedonia, nuk ka rrugë tjetër, ku do marrim pjesën tonë bashkë me Kosovën dhe Bullgaria do marrë njësinë konstituente. Ose pastaj të shohim çfarë do ndodhë. Po del një shtet i tretë shqiptar me këtë që po ndodh por nuk mund të ketë tre shtete shqiptare. Nëse Maqedonia e Veriut me kokëfortësinë e saj shpërbëhet ne e kemi në favor të bashkimit kombëtar. Maqedonia e Veriut është përballë kësaj zgjedhje, o në Europë me demokraci të brendshme dhe me njësi konstituente të njohura ose nuk hyjnë në Europë. Le të zgjedhin nga të duan“, tha ai në “Ora News” duke analizuar Samitin dy ditor në Bruksel  mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Aktualitet Bashkim Maqedoni Ngjela