Politike 1 Shtator 2022, 11:28

Spartak Ngjela: “Pasaportat e arta” duhen ndaluar, këta shitën detin dhe nuk u hetua askush!

Shkruar nga Pamfleti

Avokati Spartak Ngjela ka dalë kundër projektit të qeverisë për dhënien e “pasaportave të arta” për shtetasit e huaj që investojnë në Shqipëri.

Referuar defekteve në sistemin e drejtësisë, Ngjela thotë se në Shqipëri nuk ka hetime për projekte të tilla dhe as aktet që bëhen nga qeveria.

Ai solli si shembull çështjen e detit, kur tha se politikanët shqiptarë e shitën dhe askush nuk është hetuar.

“Duhen ndaluar. Shqipëria nuk ka hetim, nuk hetohet Kryeministër këtu. Cili ministër është hetuar për aktet që ka bërë. Ai shiti detin, u hetua gjë?  Historia e detit është e ngatërruar shumë. Ç’ju desh kryeministrit shqiptar që iu fut atje? E ka kërkuar Washingtoni. Më merr Rama mu në zyrë, më tha ma kërkojnë, i thashë të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. E pe Gjykatën Kushtetuese, e gjitha ka ikur për korrupsion. Është çështje që ndërkombëtare që ka interes amerikan. Te Karaburuni dilnin tre shtete. A është hetuar kjo gjë, jo.”, tha ai në një intervistë për mediat.


smile

Politike Ngjela pasaportat e arta