Aktualitet 7 Gusht 2018, 11:44

Spartak Ngjela: Qentë lodhen kot! Skënderbeu, figura më e madhe e Europës

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Qentë lodhen kot! Skënderbeu, figura më e madhe e

Spartak Ngjela: Qentë lodhen kot! Skënderbeu, figura më e madhe e Europës

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një statusi në Facebook ka folur për figurrën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ndër të tjera avokati shton se Skënderbeu është figura më e madhe e Europës sot, prandaj turqit-sebët dhe shqiptarët po çirren. Ai është Dielli ynë. Aq më keq për serbo-turko-spiunët.

Shkruan Spartak Ngjela

Turqit, serbët dhe shqiptarët e lidhur me ta i janë “sulur” Gjergj Kastriot Skënderbeut, sepse ai është themeli i shqiptarizmës. 

Arbëreshët e kanë ende të gjallë prijsin e tyre heroik; kurse të gjithë antishqiptarët bëjnë vetëm zhurmë.
Kam lexuar disa syresh. Nuk artikulojnë dot historikisht. Frazat e një shkence duhet të jenë domosdoshmërisht konceptuale.

Po ku ka nevojë Gjergj Kastriot Skenderbeu për diskutim, ai është figura më e madhe e Europës sot, por këta serbo-turko-e spiunë bashkë kjo po i mërzit. Dhe prandaj po çirren.

Në fakt qentë kanë 14 mijë vjet që i lehin Hënës, por Kjo vijon e qetë rrugëecjen dhe shndërritjen e saj me feksje të artë.
Qentë lodhen kot!

Në fakt, Skënderbeu është Dielli ynë. Aq më keq për serbo-turko-spiunët.

Forum avokati spartak Ngjela