Politike16 Shtator 2022, 08:57

Spartak Ngjela: Rusisë i intereson të futet në Shqipëri me çdo kusht!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Rusisë i intereson të futet në Shqipëri me

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se  Rusia ka arsye të forta gjeopolitike dhe do që të penetrojë në Shqipëri me çdo kusht. Këtë qëndrim, Ngjela e mbajti teksa po fliste për sulmet nga Irani dhe ndërhyrjet politike të Rusisë në Shqipëri.

Ai u shpreh që kjo situatë është në favorin e Shqipërisë pasi afron më shumë vendin tonë me aleatët perëndimorë.

“Fakti që kundërshtarët e Amerikës duan të hyjnë në Shqipëri është në favorin tonë. Fakti që të sulmon Irani, perëndimin e ke në favor.

Është thënë që ka një konflikt ruso-amerikan në Ballkanin Perëndimor. Fakti që ekziston ky konflikt do të thotë që jemi vend interesant. Ne jemi aleatët kryesor të Washingtonit në këtë rajon. Tani po rezulton që ka një konflikt amerikano- rus për Shqipërinë. Kanë interes me çdo kush të hyjnë në Shqipëri duan të prishin marrëdhënien shqiptaro-amerikane. Për arsye gjeo-politike. Ky pozicioni gjeografik I Shqipërisë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.”, në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus.

Kujtojmë që vetëm tre ditë më parë SHBA publikoi të dhëna nga një raport i komunitetit amerikan të zbulimit mbi financimet ruse në dhjetëra vende, mes të cilëve në Shqipëri.

Në raport thuhej se Partia Demokratike e Shqipërisë ka marrë 500 mijë dollarë në prag të zgjedhjeve të 2017-s.

Politike Ngjela Rusia