Aktualitet20 Korrik 2022, 15:04

Spartak Ngjela: Shqipëria ngërç në studimin e kriminalitetit, pa vrasje s’do kishte roman, as Shekspir

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Shqipëria ngërç në studimin e

Duke marrë shkas nga ngjarja kriminale në vendin tonë pak ditë më parë, ku në Fushë-Krujë u vra Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, avokati Spartak Ngjela deklaroi se Shqipëria ka ngërç në studimin e kriminalitetit.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’, Ngjela tha se në këto 30 vite demokraci ka nisur krimi për paratë.

Mes të tjerash ai tha se pa vrasje nuk ka romane dhe as nuk do të kishte Shekspir apo Dostojevski.

“Krimi që bëhet për hakmarrje nuk ka lidhje për para. Krimi që bëhet kur vritet gruaja psh, s’bëhet për para. Sot paraja ka forcë gjithësunduese. Është dhe paraja në mes. Jemi shoqëri e re që kishte harruar në 50 vjet paranë. Në 30 vjet, që në 10 vitëshin e parë të këtyre 30 viteve nisi krimi për paranë. Ne nuk kemi studim për kriminalitetin.  Kemi ngërç të madh në studimin e kriminalitetit. Është paaftësi kjo…

Këtu autori i një krimi, nuk ndodh autofreninimi. Pa vrasje nuk ka roman. Nuk ka as Shekspir dhe as Dostojevski. Ç’më duhen mua paratë për një rrugë. Lëri rrugët dhe merru me krim.”, tha avokati.

Aktualitet kriminaliteti ne shqiperi Ngjela