Politike14 Shtator 2022, 14:57

Spartak Ngjela: Shumica e dosjeve të ish-Sigurimit ndodhen jashtë Shqipërisë, SPAK të hetojë aferat!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Shumica e dosjeve të ish-Sigurimit ndodhen jashtë

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur lidhur me ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit, ku theksoi se shumica e dosjeve është djegur. Sa i përket hapjes ose jo të dosjeve të ish-sigurimit, ai tha se kjo është një çështje ligji dhe ligji duhet që të jetë shumë i saktë. Lidhur me deklaratën e kreut të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja, i cili ka deklaruar se SPAK i ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, avokati tha në një intervistë për gazetën ‘SOT’ se ajo e cila ka rëndësi është nëse do të hapen proceset penale apo jo për ata të cilët kanë shkelur ligjin.

-Avokat Ngjela, keni një koment për nismën e PD dhe PS sa i takon ndryshimeve në ligjin e dekriminalizimit për të larguar nga politika ata që kanë qenë ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Mendoni se kjo nismë do të finalizohet?

Po kjo është një çështje që ka 30 vite që diskutohet dhe është e kot që të marrësh seriozisht. 60 për qind të liderëve të djathtë që u morën në  fillim të viteve 1990 ishin agjentë të ish-sigurimit të shtetit. Nuk e di se çfarë do të bëhet me këtë çështje dhe ka një amoralitet të madh në funksion të kësaj këtë e di, dhe e dyta që dua të trajtoj është që këta i kishin djegur shumicën e dosjeve, por kanë ardhur nga jashtë dhe jam  i sigurt se janë marr ato këtu, në momentin kur ti fillon bashkëpunimin e shërbimeve, ashtu  si e filluam ne në vitin 1991 ato i kanë të gjithë tani.

-Ka pasur shumë debate këto kohë në fakt lidhur me dosjet e ish-sigurimit, disa janë pro hapjes së tyre disa të tjerë kundra. Ju si mendoni duhet të hapen apo jo?

Ajo është një çështje ligji, ligji duhet që të jetë shumë i saktë, por si rregull në  botë ato nuk hapen, por këtu është problemi që është përmbysur një regjim diktatorial i cili ka punuar me një polici sekrete e cila ka bërë survejime të të gjithë shoqërisë dhe në funksion të kësaj gjen hapësirë ligji, se shërbim sekret ka kudo edhe sot ka shërbim sekret. Pra shërbim sekret ka kudo, por ne po flasim për shërbimin e komunizmit, i cili bëri ose shpesh ka pasur rrugë kriminale se çfarë do bëjë ligji këtyre kur ta shoh do them se çfarë kritike kam.

-Mendoni se nëse këto dy ligje do të miratohen do të pastrohet politika nga ata që kanë qenë ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit?

Në fakt duhet që të shoh ligjin kur të dal nëse ky ligj është serioz apo është një gënjeshtër, duhet që të shikojmë kontekstin e ligjit, por problemi është se mirë është ligji por cili është institucioni i cili do ta  zbatoj, si do të institucionalizohet ligji, ku do ta gjej garancinë e zbatimit ligji, pra janë shumë gjëra.

-Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja ka deklaruar se SPAK i ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, lidhur edhe me çështjet e inceneratorëve. Mendoni se do të ketë arrestime të tjera lidhur me çështjen e inceneratorëve?

Ajo e cila ka rëndësi është se a do të hapen proceset penale apo jo për ata të cilët kanë shkelur ligjin  sepse arrestimi është diçka tjetër. Fillimi i çështjes penale të jep të drejtën që të  mendosh që do të shkoj në gjykatë për tu dënuar, pastaj se çfarë merr në gjykatë, merr pafajësi apo merr fajësi dhe dënohesh ajo pastaj është  çështje gjyqi. Por, duhet që të  shohim fillimisht se si do të filloj ligji dhe nuk është fjala këtu se do të dal ligj për këta, por duhet të shohim se cilët janë proceset penale dhe  cilat janë akuzat pastaj do flasim për problemin e arrestit  ose të dënimit sepse ajo është çështje gjykate edhe arrestin gjykata e vendos, por fillimin e  çështjes penale e ka të drejtë që ta bëjë  prokuroria.

-Vendi ynë ka rënë pre e sulmeve kibernetike gjatë këtyre muajve të fundit, dhe pak javë më parë kryeministri  tha se pas këtyre sulmeve është zbuluar se qëndron Irani duke prishur më pas edhe marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.  Si e komentoni?

Për faktin që politika amerikane e përkrahu kuptohet se ka një rrezik Shqipëria, madje ata deklaruan se është vend i NATO-s, Shqipëria është vend i NATO-s dhe  mbrohet nga shërbime dhe  politika të mëdha. Nuk mendoj se kryeministri do të prishte  marrëdhëniet  diplomatike me një shtet pa pasur asnjë shkak dhe ai  e dha shkakun. Ka shumë ndërhyrje të  Iranit në Shqipëri, ne i kemi para herë pas herë, por këtë herë u vendos ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike dhe mua më duket se kjo është një gjë normale, sepse në funksion historik të kësaj kohe Shqipëria e ka në favor sepse vendin tonë, Moska dhe Beogradi e akuzon si një vend islamik dhe qeveria shqiptare mban një qëndrim kundër një vendi të njohur që ecën sipas radikalizmit  dhe ne jemi një shtet jashtë feve dhe nuk kemi lidhje me islamizmin radikal dhe këtë gjë ne  e kemi në favor, dhe e kemi në favor jo se partnerët tanë dyshonin dhe po ashtu, as Brukseli nuk dyshonte, por kundërshtarët tanë na kanë goditur në këtë pikë.

-Kreu i Partisë së  Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë paralajmëruar se tani në muajin shtator do të organizojnë protesta masive dhe se do larojnë Ramën nga qeveria. Si i shihni këto deklarata të tyre?

Çdokush ka të drejtën që të organizoj protesta sepse është shëndet për demokracinë, por ata dy nuk kanë përkrahje nga populli. Ata janë të  konsumuar, politika të konsumon dhe ata janë konsumuar njëri president, kryeministër tjetri president, kryetar Kuvendi dhe nuk është se i kanë dhënë ndonjë gjë shoqërisë. Prandaj e vënë në Kushtetutë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që 8 vjet duhet të qëndrosh në politik dhe jo më shumë. Ata janë të konsumuar se nuk kanë kryer asnjë reformë. Pastaj ky është një shtet demokratik sipas Kushtetutës të paktën dhe një  regjim politik del nga zgjedhjet. Të shohim nëse kanë fuqi këta ta çojnë shoqërinë në zgjedhje të parakohshme.

-Sa i përket protestës që do të zhvilloi Partia e Lirisë tek inceneratori i Tiranës, mendoni se do jetë një protestë masive ashtu si është deklaruar më parë nga kjo parti se gjatë muajve në vazhdim do të ketë protesta masive?

Kam përshtypjen se nuk do të jetë një protestë e madhe, protestat janë një gjë normale, protestat e dhunshme janë të paligjshme dhe nuk besoj se do të jetë e dhunshme.

Politike spartak Ngjela