Aktualitet 8 Shkurt 2019, 18:19

Spartak Ngjela: Të gjithë janë të zhytur në korrupsion, mi ka dhënë gjyshja thoshte, gjyshja jetonte në kasolle

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Të gjithë janë të zhytur në korrupsion,

Spartak Ngjela: Të gjithë janë të zhytur në korrupsion, mi ka dhënë gjyshja thoshte, gjyshja jetonte në kasolle

Kreu i PLD Spartak Ngjela, ka folur ndër të tjera në studion e News24 për reformën në drejtësi dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Sipas Ngjelës themeli i prblemeve në drejtësi është pikërisht korrupsioni.

“Kushtetuta nuk është e jona. Nuk është e askujt. Asnjë shtet nuk mund të ketë një Kushtetutë të atillë. Është një Kushtetutë kundër krimit, reformuese. Është miratuar me dhunë, të dyja krahët nuk e kanë dashur, pavarësisht se kryeministri bërtiste. Ne e dimë që ishte projekt gjermano-amerikan. Të vijmë tek SPAK, shqiptarët nuk kanë asgjë në dorë. Edhe ata që shpëtojnë, me sa kam vënë re janë rrëzuar në apel.
Drejtësia kur është drejtësi e vërtetë ka ngërçet e veta. Edhe mbrojtja ka hapësirën e mirë kur ti e di që nuk shkelet ligji. Po këta, gjyqtarët janë mbrojtur në mënyrë fëmijërore. Konstatoj se ata nuk kanë vlera logjike. Njëri thotë i fitova në bixhoz, tjetri thotë m’i dhanë në dasmë. Nuk është se i kanë thënë tani por kur i kanë deklaruar, i kanë shkruar kështu.

Të gjithë kanë qenë në korrupsion dhe ata që i kanë pranuar në atë moment. Korrupsioni ka qenë universal, nuk ka qenë në një pikë.

Këto që kanë deklaruar i morën ndërkombëtarët në dorë dhe ranë të gjithë. Të gjitha këto lloje mbrojtjesh i kanë bërë me korrupsionin. Mi ka dhënë gjyshja thoshte, gjyshja jetonte në kasolle”, u shpreh Ngjela.

Sipas Ngjelës, politika është e mërzitur për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme.

Reforma e gjyqtarëve po shkon. Këtu politika nuk është e mërzitur me vettingun, është e mërzitur me Prokurorinë e Posaçme. Të gjithë këta lider nuk i ka prokuroria e thjeshtë por prokuroria e posaçme. Ne nuk e dimë se kush do jetë prokuroria e posaçme.

Por me gjithë këto defekte duhet të shohim do dalim dot nga korrupsioni. Unë kam shpresë që do dalim sepse e kam ndjekur hap pas hapi reformën dhe jam i bindur se është ndërmarrje shumë serioze”, tha ai.

Në lidhje me protestën e opozitës, Ngjela tha se qëllimi i opozitës nuk është të marrë pushtetin por të bllokojë reformën.

Nuk e dimë çdo të dalë nga kjo protestë. Po të mos jetë e dhunshme, duhet të jetë masive. Ose duhet të qëndrojë me ditë. Por nëse do duan të qëndrojnë me ditë, duhet të jenë nga Tirana. Por ju e dini si është Tirana, menefrego.
Çështja ngrihet çfarë kërkojnë? I keni dëgjuar. Nuk kanë asnjë aspiratë për të marrë pushtetin por duhet të bllokojnë reformën. Fatkeqësia është se krerët e vetë janë të akuzuar dhe duan të shpëtojnë”, u shpreh Ngjela.

Ngjela risolli në kujtesë shkrimet ndaj Berishës në 96, për sa i përket investigimeve të Zërit të Amerikës,

“Zëri i Amerikës goditi dhe Berishën dhe e goditi tek votat. Kështu ai nuk ta njeh pushtetin. Siç bëri në Venezuelë, rasti i fundit, siç bëri dhe me Berishën në 96. Këta humbasin ekuilibrin dhe nuk kanë aftësi ta kuptojnë se ai nuk toleron tek zgjedhjet”, tha Ngjela.

Për çështjen e Kosovës, avokati tha se Uashingtoni nuk është shumë i interesuar për zgjidhjen e çështjes siç thonë këta.

Uashingtoni e ka mbyllur. Po të dojë Uashingtoni Kosova hyn dhe në OKB. Po të vendosë forcën e bën menjëherë. Më bën përshtypje fjala e Presidentit amerikan që i tha keni mendjen se do humbni më keq. Se ai e di që që tokat e shqiptarëve mbarojnë në Nish”, u shpreh ai.

 

Aktualitet Korrupsioni Ngjela