Sport10 Shtator 2022, 17:43

Specia kockë e fortë, Napoli fiton në frymën e fundit dhe merr kreun e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti
Specia kockë e fortë, Napoli fiton në frymën e fundit dhe

Specia kockë e fortë, Napoli fiton në frymën e fundit dhe merr kreun e Serisë A

Napoli mposhti Specian me rezultatin minimal 1-0 në minutat e fundit dhe për momentin ngjitet në krye të Serisë A. Një pjesë e parë me shumë raste për ekipin vendas që nuk arritën dot të shënonin.

Në pjesën e dytë presioni u rrit shumë dhe kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim 0-0, goditja e Raspadorit në minutën e 89 përfundoi në rrjetë. Në sekondat e fundit të takimit, trajneri i Napolit Luçiano Spaleti u ndëshkua me kartonin e kuq pas një debati në distancë me stafin e Specias.

Falë kësaj fitoreje, “Axurrët” kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes së Serisë A dhe tani kryesojnë të vetëm me 14 pikë.

Sport Napoli Seria A Specia