Çfarë punë paska bërë si emigrant dhe më pas në Shqipëri Alket Hyseni, ish-kreu i Pastrimit të Parave? Deklaron se ka blerë me kursime 5 apartamente, 6 garazhe dhe troje nga Tirana në Vlorë. Ndërtesë 284 m2. Vetëm një apartament 403 mijë euro. Tani akuzohet nga politika se ka përvetësuar 11 mijë m2 tokë në Dhërmi pasi Rama i besoi drejtimin e task-forcës për të zbuluar pronat e vjedhura
Alket Hyseni ka drejtuar Drejtorinë Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, ndërsa që nga shtatori i vitit të kaluar është deputetit i Partisë Socialiste. Ditët e fundit akuzohet nga kundërshtarët politikë se ka grabitur 11 mijë metra katrorë në Dhërmi. Ironia qëndron se Edi Rama i pati besuar Hysenin të kryesonte një task-forcë për identifikimin e pronave të vjedhura në bregdet, por tashmë akuzohet se ai vetë është njëri ndër vjedhësit e pronave publike.
Edhe nëse Alket Hyseni i ka përvetësuar 11 mijë metra katrorë në Dhërmi në mënyrë të paligjshme, kjo nuk është asgjë krahasuar me pasurinë e tij. Deputeti thotë se të gjitha këto pasuri i ka blerë më kursimet nga emigracioni, nga puna biznesi e kursime familjare.
Alket Hyseni deklaron pesë apartamente dhe katër garazhe, të gjitha të blera, sipas tij nga puna dhe kursimet. Ai deklaron se fillimisht ka blerë dy parlamente me sipërfaqe 120 m2 secili, me të ardhura nga emigracioni, puna, biznesi e kursime familjare. Tre parlamente të tjera, me sipërfaqe 120.3 m2, me sipërfaqe 120.3 m2 dhe sipërfaqe 225.6 m2, blerë me të ardhura nga puna, biznesi dhe marrë hua një shoqëri.
Kjo është pasuria e deklaruar e deputetit Alket Hyseni
Apartament 225.6 m2, blerë me të ardhura nga puna, biznesi dhe hua, vlera 403 050 euro.
Apartament 120 m2, blerë nga emigracioni, puna, biznesi e kursime familjare.
Apartament 120 m2, blerë emigracioni, puna, biznesi e kursime familjare.
Apartament 120.3 m2, të ardhura nga puna dhe biznesi
Apartament 120.3 m2, blerë me të ardhura nga puna dhe biznesi.
Trualli me sipërfaqe 584.81 m2 dhe ndërtese me sipërfaqe 284 m2, 190 000 euro.
Dy toka bujqësore 5000m2 dhe 6000 m2, fituar me kontratë shkëmbimi me dy apartamente dhe tre garazhe.
Blerë tokë 5000 m2 në Tiranë, me të ardhura nga shitja e apartamentit.
25 % të një toke are me sipërfaqe 3000 m2.
25 % të një toke are me sipërfaqe 1400 m2.
% të një toke are me sipërfaqe 500 m2.
22.2 % i një trualli me sipërfaqe 1913 m2.
Tre garazhe me sipërfaqe 30 m2 secili.
Garazh me sipërfaqe 50 m2.
Garazh me sipërfaqe 12.5 m2.
Garazh me sipërfaqe 12.5 m2.
Llogari bankare 105 203 euro. Burimi të ardhura nga kthim huaje, shitje pasurie dhe të ardhura nga biznesi.
Gjendja e llogarisë nga shitja e apartamentit 140 718 euro.
Llogari bankare 4 296 953 lekë, paga, dieta, hua dhe shpërblime nga shoqëria
Detyrim për t’u shlyer ndaj shoqërisë… 430 000 lekë, nga vlera e kontratës 200 000 euro.
Para cash 10 000 euro.
Hua dhënë një personi 21 500 000 lekë.
Hua dhënë një personi 67 000 euro.
Përgatiti: Pamfleti.com